Rritet niveli i prurjeve në Fierzë, shrytëzohet edhe për punimet për zhvendosjen e urës së re mbi Drin

Prej ditësh niveli i ujit në liqenin e Fierzës sa vjen e rritet, e kjo nga shtimi i prurjeve në lumenjtë kryesor që furnizojnë këtë liqen, Drin i Bardhë dhe Drin i Zi, por edhe prurjet anësore. Prurjet e ditëve të fundit i kalojnë 270 metër kub ujë në sekondë, ndërsa kuota ka kaluar ne 289.3 metra mbi nivelin e detit nga 296 metra te kuotës maksimale.

Ndonëse ka mungese reshjesh gjate kësaj periudhe, temperaturat e larta që kanë përfshirë rajonin tonë në këtë dimër të pazakonte kanë shkrirë një sasi te konsiderueshme dëbore deri në lartësitë 1700 metra të nivelit te detit.

Gjithsesi edhe hidrocentrali i Fierzës po punon me kapacitet të reduktuar me dy turbina të alternuara e kjo për të siguruar rezervë te mjaftueshme ujore në basenin me të madh ujëmbledhës në vend. Konsumi i energjisë elektrike në vend po mbulohet nga prodhimi i hidrocentraleve të tjera, ndërsa një sasi importohet nga tregjet ndërkombëtare të energjisë në bazë të planifikimit dhe përmbushjes së kontratave që KESH ka me operatoret në treg.

Rritja e nivelit te ujit në liqenin e Fierzës po shfrytëzohet më së miri edhe për punimet që po kryhen për zhvendosjen e urës së re mbi Drin. Për zhvendosjen e urës duhet qe niveli i ujit të ngjitet së paku n% 287 metra mbi nivelin e detit.

Me mbërritjen e kësaj kuote kompania sipërmarrëse për montimin e urës ka nisur menjëherë operacionet e zhvendosjes se saj. Te paktën siç është parashikuar dhe deklarua nga kompania procesi për zhvendosjen e urës duhej të ishte përfunduar në dhjetor e pas vendosjes mbi bazamentet e saj, do të duheshin se paku 3 muaj kohe për përfundimin e plotë të punimeve.

Gjithsesi edhe në këto kushte sipas burimeve parashikohet qe ura e re mbi Drin do të jetë e gatshme në sezonin e ri turistik të kësaj vere.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcon sigurinë dhe rolin e Shqipërisë baza e NATO-s në Kuçovë?



×

Lajmi i fundit

Gjermania vlerëson angazhimin e Malit i Zi ndaj reformave evropiane

Gjermania vlerëson angazhimin e Malit i Zi ndaj reformave evropiane