Rritet përdorimi i internetit dhe i celularëve, ulet telefonia fikse
TIRANE, 20 Maj/ATSH/- Zotërimi i kompjuterave në familje që nga viti 2005 erdhi në rritje dhe në vitin 2012, arriti që 4 herë më shumë familje të kishin të paktën një kompjuter në krahasim me 2005-tën. Në vitin 2012, një e katërta e individëve 10 vjeç e lart përdornin kompjuter dhe 22,5 % internetin. […]
/ATSH/- Zotërimi i kompjuterave në familje që nga viti 2005 erdhi në rritje dhe në vitin 2012, arriti që 4 herë më shumë familje të kishin të paktën një kompjuter në krahasim me 2005-tën.
Në vitin 2012, një e katërta e individëve 10 vjeç e lart përdornin kompjuter dhe 22,5 % internetin.
Përdoruesit e internetit më së shumti e përdorin internetin në shtëpi ose në pikat e aksesit publik dhe disi më pak në punë apo në shkollat. Përdorim të gjerë po merr përdorimi i internetit nëpërmjet pajisjeve të lëvizshme apo telefonit ku ofertat e grupuara dhe format e tjera të komunikimit kanë sjellë mjaft lehtësi në përdorimin e internetit nëpërmjet telefonit.
Komunikimi nëpërmjet e-mail dhe nëpërmjet rrjeteve sociale janë dy arsyet kryesore pse shqiptarët e moshës mbi 10 vjeç e përdorin internetin. Në vitin 2014 mbi 60 % e tyre e përdorin internetin në rrjetet sociale.
Sipas INSTAT, gjithashtu interneti ka nisur të përdoret për shërbime bankare në 3% të klientëve dhe trajnime online në 2 % të rasteve.
Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare vihet re një tendencë në rënie e numrit të pajtimtarëve të telefonisë fikse dhe numrit të përdoruesve aktivë të telefonisë celulare për periudhën 2012 -2014. Ndryshe ndodh me telefoninë celulare, ku vihet re rritje e shpejtë e numrit të minutave të thirrjeve telefonike të gjeneruara nga përdoruesit. E njëjta tendecë vërehet edhe për numrin e mesazheve SMS të gjeneruara nga këta përdorues.
Gjatë periudhës 2012-2014 u rrit ndjeshëm numri i lidhjeve broadband nga rrjetet fikse të internetit, ndërsa numri i përdoruesve të internetit nga rrjete broadband 3G nga aparate celulare u rrit më shumë se 2 herë
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.7%
-
Jo
38.7%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 1827
Lajme të tjera
-
A duhet të vazhdojë Perëndimi të mbështesë Ukrainën?
30 Mars, 15:20
-
Misteri i vdekjes së komandantit Rus: U vra apo u vetëvra?
30 Mars, 15:11
-
Ukraina konfuzon 'inteligjencën ruse', lëviz mjetet ushtarake me targa identike në drejtim të kundërt
30 Mars, 15:08
-
Sërish tensione? Digjen dy makina me targa të Kosovës në veri
30 Mars, 14:58
-
Rrëfim prekës i Valbona Memës, këngëtarja flet për herë të parë për humbjen e të motrës: E kisha si nënë
30 Mars, 14:52
-
Zgjedhjet vendore, Karabina: PD duhet të kishte dalë me 61 kandidatë! Analisti Gashi: Do të zhbëheni si parti, do merrni vetëm 2%
30 Mars, 14:35
-
VIDEO/ Momente paniku për Aguerron, ish-sulmuesi ndjen shqetësime me zemrën në transmetim
30 Mars, 14:31
-
Prezantohet drafti paraprak i Strategjisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe TIK, Kushi: Prioritet për zhvillim
30 Mars, 14:31
-
VIDEOLAJM/ Kim takon pensionistin në Roskovec, mesazhi i ambasadores së SHBA-ve: Kujdesuni për vendin tuaj, është më i bukuri
30 Mars, 14:25
-
Sondazhet e tregojnë: Opozita e keqja e vetes, askënd të mos akuzojë!
30 Mars, 14:24
-
PD e Berishës për kryebashkiakun e Devollit: Merr kandidatë të pavarur dhe i fut në garë për 14 majit! Falsifikon firmat për të dobësuar opozitën
30 Mars, 14:19
-
Propaganda serbe në një nivel tjetër: Shtëpia e Verdhë ishte vetëm ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë
30 Mars, 14:13