Rritja e çmimeve, eksperti Gjokutaj: Ngritja e bordeve krijon pabarazi dhe kufizon lirinë në treg! Ndërhyrjet nuk janë funksionuese!

Rritja e menjëhershme e çmimeve, kryesisht të naftës dhe çmimeve për produktet e shportës në vend pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, nxiti qeverinë që të marrë masa për kontrollin e çmimeve. Qeveria ngriti dy borde, bordin e Transparencës për kontrollin e çmimit të hidrokarbureve si dhe bordi për monitorimin e çmimeve të shportës. Eksperti fiskal, Eduard Gjokutaj i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, tha se ngritja e këtyre bordeve krijon pabarazi dhe kufizon lirinë në treg. Për ekspertin e ekonomisë ndërhyrjet nuk janë funksionuese, ndërsa paralajmëroi se inflacioni i çmimeve do të zgjatet në të ardhmen.

‘Liria ekonomike mund të cenohet nga ndërhyrja e ekonomisë. Ngritja e bordeve prek kushtetutën në kufizimin e lirisë së tregut. Vendime të tilla ndikojnë në krijimin e pabarazive. Vendimet  bordeve janë vendimet që hyjnë në kompromis me bizneset. Nga ana tjetër vendimet e bordeve për ushqimet bazë prekin një pjesë të caktuar të ekonomisë. Nga ana tjetër pjesë të tjera nuk janë të prekura dhe janë në një farë mënyrë të favorizuara. Ato kanë mundësi që t bëjnë biznes dhe të jenë më të favorizuara. Nëse bordet do të zgjasin për shumë kohë, bordet janë shprehur për transparencë por ekspertët nuk janë pjesë e të dhënave. Nuk po njihemi me brendinë e zbatimit tyre. Problemi i bordeve mund të krijojë presion, por biznesi përtej ngrirjes që mund të ketë, do të përcjellë këtë rritje të çmimeve në një periudhë të ardhme. Çdo biznes do të mund të krijojë politika më afatgjata. Do të zgjatet agonia e rritjes së çmimit, ndërhyrjet në treg në kushtet e një ekonomie shqiptare, nuk janë efektive për arsye se gjendet në kushtet të disfavorizuara.’- tha Gjokutaj.

Teksa u pyet në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se po shikohet mundësia që familjet e pasura të paguajnë më shumë për faturën e energjisë, Gjokutaj tha se kjo do të hasë vështirësi, pasi ende ne nuk kemi konsideruar se kush është i pasur dhe kush është i varfër. Gjokutaj tha se taksimi i pagave, është i ngjashëm në rastin e tarifimit të energjisë për kategoritë e familjarëve.

‘Ka një problem në kushtet kur tregu jonë ende nuk është liberalizuar, dhe bërja e një reforme të tillë, në momentin kur nuk e dimë se kush konsiderohet i pasur e i varfër. Në mungesë të gjithë këtyre elementëve, e bëjnë të vështirë që të zbatohet një politikë gjithëpërfshirëse. Ndoshta kjo kërkon një analizë më të thelluar me të gjithë ekspertët e çështjes. Nëse marrim përvojën e Italisë, përfshihen fshat e të varfërve dhe njerëzve në nevojë dhe shtresat e mesme mbajnë një barrë të caktuar. Taksimi i pagave, është i ngjashëm në rastin e tarifimit të energjisë për kategorinë e familjarëve. Jo detyrimisht do të jenë të ngjashme, por ideja është se kush fiton më shumë do të paguajë më shumë.  Do jetë një teori kompensimi, dikush që do të paguajë më shumë do të kompensojë për ato që paguajnë me pak.’- u shpreh Gjokutaj.

 

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja