Rritja e çmimeve, eksperti i ekonomisë në Report Tv: Kriza nxori në pah dobësinë e sistemit tonë fiskal! Dy mënyrat për të dalë nga kjo situatë

Rritja e çmimeve dhe kriza që shkaktoi në të gjithë botën lufta në Ukrainë për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi nxori në pah dobësinë e sistemit tonë fiskal dhe mosfunksionimin e institucioneve të rregullatorit të tregut. Në një intervistë për Report Tv, Preçi tha se krijimi i një Bordi Transparence është në taktikë e vjetëruar që nuk vlen në një ekonomi të tregut të lirë, ndërsa thekson se ajo që duhet të bëjë qeveria është të vërë në lëvizje rregullatorët e tregut dhe të hidhet dritë mbi zinxhirin e vlerave që nga momenti i mbërritjes në port, zhdoganimi e deri sa arrin te konsumatori.

“Ajo çka unë konsideroj racional po hidhet dritë mbi një problem serioz mbi panikun, spekulimin, zhvillimet normale te biznesit, kriza botërore. Krijimi i bordit dhe zgjidhja e problemeve në këtë mënyrë është taktikë e vjetëruar që mund të vlejë për momentin për krijimin e një presioni pozitiv mbi biznesin por nuk është kjo rruga në një ekonomi të tregut të lirë. Ajo çfarë po ndodh me çmimet nuk është vetëm kriza globale dhe lufta, por edhe problematikat e brendshme që ka ekonomia jonë dhe dobësitë e sistemit fiskal dhe institucioneve të rregullatorit të tregut. Në vend që të krijojë borde që marrin vendim administrative në tavolinë që është një shkelje e principit të konkurrencës, qeveria duhet të vinte në lëvizje rregullatorët e tregut dhe të hidhet dritë mbi zinxhirin e vlerave që është vlerësimi nga momenti i mbërritjes së një anije me naftë në port dhe të gjitha hallkat deri tek pasuesi fundor. Kjo po i jep një lloj avantazhi qeverisë sikur po i frenon, por largon nga fokusi institucionet përkatëse. Të hidhet dritë mbi dinamikën që ka oferta dhe kërkesa, gjithsesi zhvillimet janë në anën e ofertës dhe ka një lloj abuzimi. Kjo e bënë qeverinë të veprojë kryesisht në presion”, tha Preçi.

Nxitja e prodhimit vendas për Preçin është e vetmja zgjidhje për të përballuar të gjitha krizat, ndërsa shton se dy mënyrat që mund të dilet nga kjo situatë duhet që qeveria duhet të kishte rishikimin e buxhetit për shtresat në nevojë dhe  korrigjim i buxhetit në favor të programeve zhvillimore që fusin në qarkullim potencialet ekonomike, natyrore dhe njerëzore që ka vendi.

“Vetë tërësia e masave të propozuar janë paketim ndryshe i parashikimeve buxhetore për 2022,  politikat duhet të zbusim efektin në momentin e dhënë d.m.th. rishikim i buxhetit të shtetit dhe rialokim i burime nga investime të panevojshme. Paga minimale është një taks plus mbi biznesin, jemi i vetmi vend në botë ku njerëzit ushqehen me propagandë që meqë qeveri rrit paganë minimale biznesi do të fusë dorën në xhep dhe të taksojë fitimet e veta. E konsideroj naive si masë, paga rritet kur rriten rendimenti i punës. Duhet ecur në dy shina kryesore, korrigjimi i nevojshëm të buxhetit në favor të shtresave në nevojë dhe korrigjim i buxhetit në favor të programeve zhvillimore që fusin në qarkullim potencialet ekonomike, natyrore dhe njerëzore që ka vendi. Është e rëndësime të llogaritet minimumi jetik dhe kriza këtë nxori në dukje. Në programet zhvillimore të kthehet vëmendje tek prodhimi vendas dhe rritje të fuqisë konkurruese prodhuese dhe eksportuese.  Çdo politikë që nxit prodhimin vendas do i shërbente përballimi të krizës”, shtoi Preçi.

Kujtojmë se Bordi i Administrimit të Karburanteve u ngrit pikërisht për të bërë transparent lëvizjen e çmimit të naftës në bursë e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e  abuzimeve brenda tregut tonë me karburantet. Qeveria ka miratuar një pakete të rezistencës sociale për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në përballimin e pasojave të krizës si pasojë e luftën në Ukrainë.

Paketa qeverisë
1.    36 milionë $ për indeksimin e pensioneve (637,542 përfitues)
2.    Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës për 3 muaj (434 mijë  përfitues)
3.    14 milionë $ mbështetje për fermerët me naftë pa taksa (+ 5 milionë $)
4.    5 milionë $ mbështetje për të gjithë qytetarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase
5.    Nga muaji prill:
-    Zero taksë për pagat deri në 40 mijë
-    Përgjysmim takse mbi pagat deri në 50 mijë lekë 
-    Ulje e taksës mbi pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë
6.    Paga minimale rritet në 32 mijë lekë
7.    200 milionë $ financim i mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vshsj: 17/03/2022 13:55

    Ou, kemi sistem fiskal ne? Si punon dhe cilat rregulla e drejtojne? E di qe ato ligjet/rregullat ekonomike as qe afrohen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë