Rritja e çmimeve, grup i posaçëm në Kryeministri për krizën! Brenda javës shpaloset plani për subvencionim dhe mbrojtje të familjeve e biznesit të vogël

Brenda javës Kryeministri Rama do të lançojë paketën e posaçme për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimeve. Lajmi u njoftua nga zv. Kryeministri Ahmetaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

"Situata energjetike në vend është konseguencë e krizës globale. Në një treg global ekonomia influencohet drejtpërdrejtë nga situata globale, sidomos për mallra që kuotohen në bursa apo që lidhen drejtpërsëdrejti me import-eksportin.

Kryeministri ka ngritur një grup ndërinstitucuional për të menaxhuar dhe monitoruar çdo moment ecurinë e situatës energjetike. Vala e çmimeve ndërkombëtare sigurisht që prek edhe brigjet e Shqipërisë, por ne jemi të gatshëm të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël.

Shumë shpejt brenda javës Kryeministri do të shpalosë vetë platformën për mbrojtjen e konsumatorit familjes dhe sipërmarrjen e vogël", tha ai.

Nga ana tjetër përveç paketës së emergjencës, për rritjen e mundshme të energjisë, do të ketë edhe një plan B për rritjen e çmimeve për produktet e tjera që mund të vijnë si efekt zinxhir.

Aktualisht është dyfishuar çmimin i gazit dhe është rritur çmimi i karburantit në tërësi. Ndërsa produktet e shportës po shtrenjtohen nga 20 deri në 40 lekë.

Kujtojmë se 3 ditë më parë, me një deklaratë të papritur për mediat, kryeministri Edi Rama i është drejtuar qytetarëve shqiptarë me një mesazh duke paralajmëruar se bota aktualisht po vuan një krizë të jashtëzakonshme energjetike dhe se pasojat po fillojnë të ndihen edhe në Shqipëri. Kjo krizë energjetike tha Rama po ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e çmimin e karburanteve, ku çmimet do të jenë marramendëse dhe ndikimin më të madh do e ketë në jetën e familjarëve dhe bizneseve.

Rama shprehet se kjo valë goditëse që ka goditur botën, por fillon të jap efektet edhe tek ne, ku qeveria është e detyruar të ndërmarrë masat. Ai tha se me rritjen e çmimit të energjisë në të gjithë botën do të sjellë të njëjtën gjë edhe në Shqipëri dhe se kjo betejë e re do të vijojë deri në 6 muajt e parë të 2022. Rama tha kushtet klimaterike po ndikojnë në këtë krizë energjetike, por situata bëhet edhe më e ashpër kur në lojë futen edhe manovrat tregtare dhe faktorët e tjerë gjeopolitikë.

Për kryeministrin Edi Rama, kushtet klimaterike dhe faktorë të tjerë gjeopolitikë kanë prodhuar një krizë energjitike, por për kreun e PD-së, Lulzim Basha, përgjegjës për pasojat në vendin tonë, është vetë qeveria. Në një deklaratë për mediat, pasi Rama paralajmëroi një rritje të çmimit të energjisë, Basha tha se shqiptarët kanë 8 vite që po përballen me çmimet më të larta në Rajon e Europë. Sipas Bashës, qeveria nuk po i vjen në ndihmë qytetarëve dhe se kostot e jetesës janë bërë të pabërballueshme.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Greta: 06/10/2021 14:11

    Shqiptaret paguajn sot me shtrejt se cdo vend tjeter i ballkanit edhe pse jemi me te varfrit ne Europe.Asnje qindark nuk duhet te rendoj te pensionistet dhe rrogtaret e thjesht.Le ti paguaj qeveria me PPP

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion