TIRANË- Partia Demokratike, përmes deputetes Jorida Tabaku, reagoi sot për rritjen e çmimit të energjisë, të njoftuar nga qeveria. Duke iu referuar deklaratës së sotme të ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri, i cili informoi për kalimin në qeveri të marrëveshjes së huasë me Bankën Botërore prej 150 milionë dollarësh, deputetja Tabaku tha se rritja e çmimit të energjisë është paralajmëruar prej muajsh nga opozita.
"Çmimi do të rritet, paçka shakasë së hidhur të Gjiknurit se do të ketë rritje, por konsumatori familjar do të mbrohet. Sesi i mbron kjo qeveri konsumatorët në Shqipëri, tashmë e di i madh e i vogël. Gjiknuri u rrek të lajë duart duke thënë se çmimi do të rritet sepse kështu mendon Enti Rregullator, por sot gjithkush e ka të qartë se i vetmi "ent rregullator" që kërkon të rrisë çmimin është qeveria shqiptare", u shpreh Tabaku. /ATSH/
/Shqiptarja.com