Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria: Të bëhet hetim parlamentar! Rritja e njëkohshme dhe e përsëritur tregon se ka kartele e monopol

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria: Të bëhet hetim parlamentar! Rritja e njëkohshme dhe e përsëritur tregon se ka kartele e monopol

Foto ilustruese

Teksa çmimi i naftës, benzinës dhe gazit janë rritur kjo ka sjellë edhe shqetësim tek shumë ekspertë ekonomik. Përmes një deklarate sot Konfindustria kërkon ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar se çfarë ndodh në treg.

"Duke marrë shkak nga rritja e fundit në nivele historike e çmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Parlamentar për hetimin e shkaqeve dhe rolin e munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregullatore përgjegjëse. Kriza e çmimeve dhe cilësisë së karburanteve i bashkëngjitet krizës së energjisë të vitit 2021, me pasoja të shkatërruese afatgjata për ekonominë kombëtare dhe qytetarët shqiptarë. Konfindustria vlerëson me shqetësim, se përplasjet e ashpra politike e kanë lënë të papërfaqësuar mbrojtjen e interesit publik edhe në çështje me rëndësi thelbësore, sikurse është edhe kriza e karburanteve dhe energjisë elektrike", thuhet në deklaratë.

Konfindustria vlerëson se krijimi i komisionit hetimor parlamentar "bëhet domosdoshmëri nga dështimi i qartë dhe i vazhdueshëm i politikave ekzekutive dhe agjencive rregullatore në tregjet strategjike të karburanteve dhe energjisë elektrike, me tipare të qarta të pranisë së korrupsionit të nivelit më të larte të “kapjes së shtetit/state capture”.

"Rritja e njëkohshme dhe e përsëritur e çmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në tregun më të madh të vendit me mbi 10% të PBB dhe afër 1.5 miliard $ qarkullim vjetor. Ngjashëm paraqitet edhe tregu i energjisë elektrike dhe keqmenaxhimi i vazhdueshëm i KESH, që u shfaq skajshëm gjatë vitit 2021 dhe në vazhdim. Shqipëria prej kohësh ka cmimet më të larta dhe cilësinë më të dobët në rajon dhe më gjerë të karburanteve. Në rast të mosndryshimit të politkave të deritashme shtetërore çmimet e karburanteve dhe energjisë rrezikojnë të rriten më tej", shprehet Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustria.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:33
Konfindustria kërkoi hetim parlamentar për rritjen e çmimit të naftës, Meta: Shqetësim i drejtë, çmimi i lartë tregues i pranisë së karteleve e monopoleve

1643474415_ILIRMETA2.jpg

Presidenti Ilir Meta ka mbështetur kërkesën e Konfindustrias për nisjen e një hetimi parlamentar për rritjen e çmimit të naftës. Me një postim në Facebook, Meta shkruan se çmimi i lartë i naftës është tregues i pranisë së karteleve e monopoleve në treg.

"Mbështes plotësisht shqetësimin e drejtë të “Konfindustria” për situatën tepër kritike të rritjes së çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike në vend, me pasoja shkatërruese afatshkurtra dhe afatgjata për qytetarët shqiptarë dhe ekonominë kombëtare. Duke vlerësuar konstatimin e “Konfindustria” se rritja e pajustifikuar e çmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në treg, i bashkohem propozimit për ngritjen urgjente të një Komisioni Parlamentar për hetimin e shkaqeve dhe rolit të munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregullatore përgjegjëse, me tipare të qarta të “kapjes së shtetit” dhe pranisë së korrupsionit në nivelet më të larta. Boll me justifikime të pavlera! Koha për të shpëtuar shqiptarët nga varfëria dhe Shqipërinë nga falimenti është tani!", shkruan Meta.

 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj Kastrioti: 04/02/2022 14:01

    O Buxhuk po je vet hani e pinime Kastater e Geger ca na ben te paditurin tani

    Përgjigju
  • timi: 04/02/2022 10:32

    dhe ti o gjergj buxhuku ke 30 vjet ne krye te konfindustrise dhe ske bere gje. Hape krahun te vije ndonje me i zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin