Rritja e kredisë, BSH shtyn masat nxitëse

Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së ka shtyrë masat rregullatore për stimulimin e kreditimit të ekonomisë edhe për 2016-ën. Kryesisht, masat konsistojnë në lehtësimin e bankave nga kërkesat për mbulim me kapital të kreditimit të ekonomisë. Rregullorja për mjaftueshmërinë e kapitalit parashikon që raporti mes kapitalit rregullator dhe aktiveve të bankave, të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut, të jetë të paktën 12%. Sipas amendimeve të përkohshme të bëra në rregullore, rritja e kredisë nga 4% deri në 10% kundrejt fundit të 2015-ës do t’i zbritet totalit të aktiveve, për efekt të llogaritjes së mjaftueshmërisë së kapitalit. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)