Pa maska pavarësisht se janë ngjitur me njëri tjetrin, kjo është pamja e përditshme në urbanët e Tiranës.
“Ndonëse jemi në një situatë ku përgjegjësia personale është primare, ne sërish përballemi me persona të papërgjegjshëm, kryesisht në transportin publik. Në redaksinë e Report Tv, kanë mbërritur këto pamje”
Përpos personave të cilët nuk mbajnë maska në urban, shihet qartë që fatorino pi duhan brenda në transportin publik.
Nisur nga situata e rënduar e infektimeve me COVID, Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në linjat urbane dhe interurbane ku në 12 ditë të shkurtit ka regjistruar rreth 8018 masa administrative për mosrespektimin e masave anti-COVID.
Këtë të shtunë, Ministria e Shëndetësisë raportoi 1152 raste të reja me COVID si dhe 12 viktima në 24 orët e fundit. Situata është rënduar dhe në spitale ku aktualisht ndodhen të shtruar 512 qytetarë.
-
Urbanet jan burim i infektimit me Corona dhe kryesisht faji eshte i qytetareve apo shpellareve por dhe kompanite kane fajin e tyre sepse autobuzet nuk zbatojne oraret gje qe ben te kete shum njerez ne autobus.
Përgjigju-
O Jetnor, nuk ka shtet. Shpellarët kanë emigruar edhe në Evropë ku respektojnë me rigorozitet rregullat. Sepse në Evropë ka shtet që i detyron ti respektojnë. Shteti na mungon, o Jetnor
-
-
Rreziku me i madh i korones eshte urbani
Përgjigju











Komente
Komento