Rritja e shifrave me COVID në Itali, mjeku: Spitalet të tejmbushura, kemi humbur gjurmimin e rasteve

Si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali numri i të infektuarve nga koronavirusi është në shifra rekord. Vetëm këtë të enjte u regjistruan mbi 30 mijë raste të reja dhe 425 të vdekur.

Gjatë një lidhje live për  Report Tv, mjeku shqiptar në Lombardi të Italisë, një prej zonave me më shumë të infektuar, u shpreh se spitali ku ai punon është i tejmbushur, dhe pacientë të tjerë presin në ambulanca për lirimin e një krevati. 

Sipas Albert Trocit, pavarësisht se masat parandaluese janë marrë nga qeveria, në Itali për shkak të rritjes së rasteve mjekët nuk arrijnë të të bëjnë gjurmimin, pasi virusi sipas tij e ka ngritur kokën në mënyrë shumë të tmerrshme.

“Si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali sot kemi rekord numrash në kuptimin negative. Sot kemi pasur rritje të numrit të humbjeve jetëve. 425 të vdekur. Mbi 30 mijë pozitive. Tamponët që janë kryer janë mbi 220 mijë. Nga nesër kemi shtrëngim masash. Italia është ndarë në zona të ndryshme. Lombardia është një zonë e kuqe. Jo si Marsi, pore është skenari i 4 më i rrepti. Në Itali nuk ka asnjë zonë jeshile. Shumë krahina e kundërshtojnë këtë vendim të qeverisë. Spitali është I mbushur me pacientë me COVID. Kemi dhe shumë ambulance me pacientë që presin të lirohet vendi dhe të shtrohen. Disa kolegë thonë se 80% të pacientëve e kalojnë në shtëpi. Është e vërtetë. Por 5% e pacientëve kalojnë në intubim. Ndërsa 15% kanë nevojë për shtrim çon në kolaps çdo sistem shëndetësor në botë. Ne kemi humbur dhe gjurmimin. Nuk arrijmë dot të bëjmë gjurmimin. Nuk arrijmë të bëjmë aq tampon sa kërkohen për të ndaluar përhapjen. Virusi e ka ngritur kokën në mënyrë shumë të tmerrshme. Me verën sikur e harruam. Vjeshta dhe dimri do të jetë e vështirë. U detyruam të merrnim këto masa që janë shumë të dhimbshme nga ana ekonomike, por që janë të domosdoshme nga ana shëndetësore. Për të shpëtuar sa më shumë jetë" - tha Troci.

Troci tha se numër të lartë të infektuarish ka edhe në stafet mjekësore. Teksa shton se shqetësuese është edhe ulja e grupmoshës së të infektuarve në krahasim me fillimin e pandemisë. Nga 82 mosha mesatare është 80.

“Mbeten në %  të lartë edhe infektimet në personelin shëndetësor. Virusi është kudo. Pavarësisht protokolleve, përhapja e virusit është kaq shumë e zhytur në personel. Ka qenë shumë problem në spitalin ku unë punoj. Shifrat në Shqipëri janë numra jo të lartë, por duhet që kjo të pasqyrohet relativisht edhe në kapacitetin që kanë spitalet shqiptare.  Problemi është se shumica e sistemeve shëndetësore është se kemi pas probleme me mjekinë e territorit. Kjo e ka çuar edhe më tej kolapsin në sistemin shëndetësor.  Në Itali është ulur grupmosha që është e prekur nga virusi. Por nga numrat e dy javëve më parë mosha mesatare e fatalitetit është ulur pak. Nga 82 në 80.  Por infektimi është ulur”, shtoi mjeku.

Për sa i përket një protokolli mjekësor , Mjeku Albert Troci thotë se ai nuk është unik, por i njëjtë me shumë shtete të tjera. Vaksina sipas tij do të jetë ajo që do na nxjerrë nga kjo vorbull që jemi futur.

“Kopshtet dhe klasa e parë janë të hapura sepse ato kanë më tepër nevojë. Didaktika në distancë është e pamundur për këto. Në zonat e kuqe shtrëngimet janë më të forta. Restorantet janë të mbyllura. Çdo aktivitet i pa nevojshëm nuk praktikohet. Kërkohet shumë që të bëhet puna në distancë. Maska si jashtë dhe brenda prej më shumë se një muaji është e detyrueshme. Në Itali ashtu si në shumë vende nuk kemi një protokoll unik, por krahinash. Janë protokolle që përdoren në botë dhe dihen Ilaçet. Pacientët që kanë nevoj për shtrim përdoret oksigjenimi, trajtimi me ‘heparinë’, ‘kortizoni’ dhe ‘antibiotik’. Trajtime masive. Pastaj përdoret ‘remdesevir’.  Ky është mjekimi esencial. Vaksina është ajo gjëja që do të na nxjerrë nga kjo që jemi future. Ka shumë vaksina që janë drejt fundit. Vaksina e Rusisë dhe kinës që përdoren në popullatë, por që nuk përdoren nga shtetet e tjera. Vaksina mund të jetë gat nga fillimi i pranverës ose fundi i pranverës”, tregoi mjeku.

Në fund mjeku Troci bëri edhe një thirrje për të gjithë. Ai kërkon që të jemi të vetëdijshëm që virusi ekziston . Merr jetë çdo ditë. Jo vetëm të moshuar, por edhe të rinj.

“Mundet të them se duhet të jemi të vetëdijshëm që virusi ekziston. E shikoj çdo ditë. Merr jetë çdo ditë edhe në moshë jo të thyer. Duhet të tregojmë kujdes për veten, të mirën e familjes sonë por edhe të vendit”, përfundoi Troci.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare