Italia ka regjistruar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Mësohet se 108,304 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID gjatë këtyre 24 orëve. Rastet e reja janë konfirmuar pas testimit të 492,172 mostrave.
Autoritetet Shëndetësore bëjnë me dije se norma e pozitivitetit qëndroi në 22% , nga 19.3% një ditë më parë. Fatkeqësisht 223 qytetarë kanë humbur jetën për shkak të COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Prej fillimit të pandemisë në Itali janë regjistruar 138,697 të vdekur. Ministria e Shëndetësisë në vend njofton se 1,499 pacientë janë të shtruar në terapi intensive.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Kujtojmë se Italia ka shtrënguar masat gjatë ditëve të fundit, ndërsa varianti Omicron është dominues dhe ka rritur numrin e infeksioneve.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)