COVID-19/ Fuqizohen kapacitetet njerëzore, 400 të shëruar në terapi intensive tek Infektivi, që nga fillimi pandemisë

Qeveria ka bërë parashikimet për skenarët e mundshme që mund të krijojë pandemia dhe për këtë po krijon struktura të reja spitalore për të trajtuar COVID-19 në mënyrë që të mund të përballohet fluksi i të shtuarve nga infeksioni. Përtej spitaleve COVID 1 dhe COVID2, vijon përgatitja e strukturave të reja dhe bashkëpunimi me spitalet rajonale ka çuar jo vetëm në përgatitje infrastrukturore, por edhe profesionale të  trajnimit të stafeve mjekësore, të cilët do të formojnë skuadrat rezervë për përballimin e COVID19 edhe me hapjen e strukturave të tjera spitalore, sipas skenarëve, për përballimin e situatës.

Gjithashtu vetëm në Spitalin Infektiv, janë shëruar 400 pacientë në terapi intensive duke treguar edhe njëherë punën heroike të mjekëve dhe infermiereve në spitalet tona Covid1 dhe Covid2.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zhvilloi me ekipin e mjekëve dhe infermierëve italianë të ardhur para disa ditësh për të ndihmuar vendin në përballimin e situatës së krijuar nga përhapja e Covid19, duke vlerësuar shkëmbimin e eksperiencave.

Një punë e madhe po bëhet në territor për sa i përket kontrollit dhe testimit në mënyrë që të këputet zinxhiri i infeksionit. Por paralelisht ne jemi në përgatitje e sipër, dhe pjesë e kësaj përgatitje është dhe fuqizimi i ekipeve tona mjekësore, jo vetëm në strukturat tona spitalore universitare të dedikuara për të trajtuar COVID 19, por gjithashtu dhe në spitalet rajonale ku ne tashmë prej fillimit i kemi përfshirë në vlerësimin për të trajtuar rastet e të sëmurëve apo të pacientëve me Covid19, pasi të ezaurohen kapacitetet të cilat ne i kemi dedikuar sipas skenarëve tanë dhe sipas flukseve të pacientëve, sipas atyre projeksioneve të vlerësuar nga Instituti i Shëndetit Publik.. Vetëm në spitalin Infektiv, janë trajtuar rreth 800 pacientë deri më sot ku 400 prej tyre, pra 50 % prej tyre kanë patur nevojë për kujdes respirator, kush për një suport oksigjeni, kush është trajtuar nëpërmjet metodave të ventilimit, ja kanë dalë me sukses, falë punës heroike të mjekëve”, tha Manastirliu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit

VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit