Rritja me kategorizim, si do të
ndryshojnë pagat e pensionet

Rritja me kategorizim, si do të<br />ndryshojnë pagat e pensionet
Qeveria ka gati vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve. Të ardhurat për pensionistët dhe për të punësuarit, pritet të rriten nga 500 deri në 10 mijë lekë. Vendimi tashmë ka marrë miratimin edhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe pritet që të miratohet në Këshillin e Ministrave. Në këtë mënyrë pensionet pritet të rriten me 3-4%, ndërsa pagat do të rriten nga 10-20% dhe fondi që do të akordojë qeveria do të jetë 100 milionë dollarë.

Gazeta mëson se rritja do të bëhet me kategorizim. Pra do të rriten më shumë pagat dhe pensionet e ulta dhe më pak rritje do të ketë për pagat e pensionet e larta. Rritja më e madhe do të bëhet për pagat.

Kështu paga minimale prej 22 mijë lekësh do të rritet me minimum 2 mijë e 200 lekë dhe do të shkojë minimum 24.200 lekë. Paga mesatare në sektorin privat nga 40 mijë do të shkojë në 44 mijë lekë. Paga mesatare e mjekëve nga 60 mijë lekë do të shkojë në 66 mijë, ndërsa për infermierët paga mesatare do të shkojë 41.800 lekë. Nga kjo rritje do të përftojnë edhe mësuesit të cilët nga 53 mijë lekë që është paga mesatare do të përfitojnë 58.300 lekë në muaj.

Pensionet
Për pensionet do bëhet një rritje më e vogël.kështu pensioni social ga 6750 lekë që është sot, pritet që të shkojë 7 mijë lekë. Pensioni minimal nga 14 500 lekë, pritet të rritet me rreth 550 lekë dhe të shkojë 15 mijë lekë të reja.pensioni mesatar nga 17 mijë, do të shkojë 17 600 lekë, ndërsa pensionet e larta nga 24, bëhen 24 850 lekë. Gjithashtu edhe për pensionet rritja më e madhe pritet të bëhet pë rata që përfitojnë më pak. Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije, se qëllimi i qeverisë është që
të rrit të ardhurat për punonjësit dhe të moshuarit dhe në vëmëndje janë të ardhurat minimale.

Fondi
Qeveria pritet të akordojë rreth 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve. Pavarisht se rritja ekonomike, ka qënë në nivelin 3%, qeveria ka vendosur që të rritë pagat dhe pensionet. Mënyra se si do të rritën përfitimet është me indeksim. Pra vendimi i qeverisë, i cili pritet të miratohet në muajt e ardhshëm, do të argumentohet si një indeskim i pagave dhe pensioneve. Ky do të jetë indeksimi i dytë që do të bëjë qeveria, pasi në muajin gusht, pensionet u indeskuan me 1.6%.
Si ndryshojnë pagat e pensionet
 
 
Pagat rriten në masën 10-20%
                është      Bëhet
Paga minimale        22.000          24.200
Pagat mesatare       40.000          44.000
Paga e mjekëve 60.000          66.000
Pagat e infermierëve 38.000          41.800
Pagat e mësuesve     53.000          58.300
Paga mesatare në shtet     50.000          55.000
 
Gjithashtu qeveria do të indeksojë edhe pensionet.
Rritja e pensioneve në masën 3-4%
                Është Bëhen
Pensioni social      6.750 7.000
Pensionet minimale   14.500     15.000
Pensionet mesatare   17.000     17.600
Pensionet e larta    24.000     24.850
 
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën