Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka plot rrugë me trafik të cilat shkaktojnë dhimbje koke dhe shumë stres. Por në New Meksiko, punonjësit e shërbimit rrugor po shpresojnë t’i japin një tjetër kuptim udhëtimeve të qytetarëve në autostradën 66.
Kjo për shkak të krijimit të një rruge që lëshon tinguj muzikorë nëse udhëton mbi të me një shpejtësi të caktuar.
Tabelat e vendosura përgjatë rrugës dhe shenjat rrugore që tregojnë për praninë e muzikës në një vijë të caktuar, janë strategjia më e re e shërbimit rrugor për të bërë qytetarët që të ngadalësojnë shpejtësinë.
Qytetarja Mary Friedline, shprehet se sapo pa shenjat u bë kurioze dhe ndërsa po e provonte, u habit pa masë kur një tingull muzikor i njohur nisi të dëgjohej.
Kënga në sfond ishte "America the Beautiful" dhe këngët e tjera të cilat janë dhe ndër më të dëgjuara, nuk mund të dëgjohen nëse shpejtësia e ecjes mbi to është më e madhe apo e ulët nga shenja e treguar në tabelën rrugore.
Në gjithë botën ka shumë pak rrugë të tilla argëtuese, dhe kjo është krijuar nga një kompani e prodhimit të filmave dhe do të jetë pjesë e një shfaqje televizive ndërkombëtare.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com