Rruga e amortizuar, Thethi 
edhe një tjetër dimër i izoluar

Banorët e Thethit ankohen se edhe këtë dimër po e kalojnë të izoluar, pasi reshjet e dëborës kanë bllokuar të gjitha akset kryesore. Ndërkohe kryebashkiakja Voltana Ademi, premtoi se këtë vit nis puna për rikonstruksionin e rrugës.

Edhe pse një ndër pikat më të bukura të turizmit malor në vend, Thethi edhe këtë dimër po e kalon i izoluar si pasojë e reshjeve të deborës që kanë bllokuar rrugët. Aksi nga Qafa e Thores deri në Thethë dhe rruga tjetër nga Mali i Shoshit janë tejet të amortizuara, duke e bërë vështirësisht të aksesueshme edhe gjatë verës këtë zonë. Për banorët, kjo është një situatë e papranueshme.

Por për kryebashkiaken e Shkodrës, ky do të jetë viti i fundit i kësaj situate. Voltana Ademi ka prezantuar draft-projektin e rikonstruksionin, puna për të cilin tha se do të nisë në mes të këtij viti. Një ndërhyrje në këtë rrugë, do të ndikonte ndjeshëm në shifrat për turizmin. Po ashtu, kjo do të rriste interesin e të huajve të cilët aktualisht duhet të bëjnë gjashtë orë rrugë nga Shkodra për të mbërritur aty.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'