Nisin punimet për Rrugën e Arbrit, Rama: E mbarojmë brenda këtij mandati qeverisës

Edi Rama nuk preu shirit, pasi prej vitesh ka ironizuar gërshërët në duart e Sali Berishës. Por as ai nuk i shpëtoi dëshirës për të lënë shenja, veçse tymi kësaj radhe nuk qe blu si në tunelin e Elbasanit, por rozë. Rruga e cila siç premtuan qeveritarët do të përfundoj brenda vitit 2021, sipas projektit përfundimtar është parashikuar të jetë 69 km, duke e nxjerrë Dibrën nga izolimi shekullor.

Edhe pse kryeministri thotë se nuk i ka qejf shiritat e daullet inauguruese, në këtë takim me qytetarët e Peshkopisë tingujt e daulleve ngjanin me boritë e fushatave, ndërsa Edi Rama, i veshur kuq e zi, përmendi dhjetëra dibranë të shquar ndër shekuj për të kuptuar se edhe rruga e Arbrit ka po kaq peshë në historinë e krahinës.

Llogaritë i bëri edhe me kundërshtarët e tij. “Duan s duan ata që përqeshin, Rruga e Arbrit nuk është më iluzion”. Edhe pikat e shiut që nisnin t’i binin mbi letrën e fjalimit, kryeministri i kthehu në favor të tij.  “E fitova bastin me Oltën, i thashë që kur të falas unë do fillojë shiu se pa bereqet nuk mbaron kjo punë”

Edi Rama renditi shlyerjen e borxheve që i kishte lënë administrata e Berishës, dhe tha se projekti i përmirësuar i qeverisë së tij për Rrugën e Arbrit, ofron siguri, shpejtësi dhe ndërlidhje me zonat e tjera. “Kur të vij të kërkoj votën herën tjetër do të kaloj nga rruga e re”. Një dibran të cilin qeveria e hipi në podium për të treguar mençurinë e komunitetit të tij, bërë këtë propozim për emrin e rrugës.

“I them kësaj ministres, që në emrin tim atje në parlament të propozojë që Rruga e Arbrit të marrë emrin Edi Rama. Ftoj Bashen e Kryemadhin të votojnë që emri i kësaj rruge të jetë Edi Rama, sepse janë Dibranë. Nëse nuk e votojnë, ata nuk janë dibranë”. Demokratët protestuan gjatë vizitës së kryeministrit, ndërsa akuzuan se policia kishte dhunuar deputetin Xhemal Gjunkshi. Por edhe kësaj akuze Rama ju përgjigj me ironi.

Qytetarë të mbledhur sot në çdo krahinë të Shqipërisë. Vjen si jehonë një ngashërim, një përjetim i  një tosku të pavdekshëm. Dibra e përvetësoi si djalë. Ndodhesha në Dibër, kujton Abdyl Frashëri, iu tregoja të tjerëve se e ardhmja jonë varet nga bashkimi ynë si shqiptarë. Armët i mbani në duar të hani kokat e vëllezërve tuaj. Një uturimë e madhe më bëri të dridhem, një çast më pas u ngashëreva, kur pashë që shtrëngoni duart e njëri tjetrit. Frashërlliu qau si fëmijë tek pa malësorët gegë të përqafoheshin si vëllezër.

Këtu janë gdhendur bëmat më domethënëse të shqiptarisë. Të qënit zot në vend të vetë, nga mësonjtoret e Said Maldemit. Këtë urtësi se ul as koha. Biri më i madh I kësaj treve, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Jam me fat që ndodhem sot në Dibër. Në këtë vit të Gjergj Kastriotit, dibranit e shqiptarit që s’ka të sharë. Nuk janë lajka, është zotim si arbri dikur motit, për bashkimin e përparimit siç e deshën të parët tanë. Skënderbeun dhe besëlidhjen nuk duam t’i shohim me daulle ceremonish. Vision që do bëhet realitet, duan apo s’duan ata.

Kur morëm mandatin, ne na u desh të pagunim 5 kontrata me vlerë 2.9 miliardë lekë për ta hapur rrugën e Dibrës si skenë për daulle dhe shirita. E njëjta situatë ishte në të gjithë Shqipërinë. E dini sa ishin detyrimet e programit transport rrugor në fund të 2013? 43 miliardë lekë të reja, që ne u detyruam katër vjet ti shlyejmë një për një.

Na u desh të paguanim 4 kontrata për rrugën e Tiranës, Kukës-Krumë, e për çdo rrugë tjetër. 67 kontrata të pa likujduara. Kilometrat lexohen tek rruga jo në foltore me tam-tame, për t’i hedhur hi syve një populli të tërë. Thonë që s’kemi bërë rrugë, qorrët që s’duan të shikojnë, shurdhët që s’duan të dëgjojnë. Por ne, jo vetëm që i përfunduam po dhe i likujduam. Buxheti për këtë vit, është shumë herë më i lartë se për vitin parardhës. Do përfundojnë shumë shpejt. Do përgjysmojmë distancën.

Do përfundojmë rrugën e Arbrit, thonin. Ku i kanë? Shiritat i prenë për të gjitha këto. E dini pse? Se i gjithi ky ishte një piramidë elektorale. Ta dëgjojnë të gjithë për Rrugën e Arbrit pse s’fillon pse s’fillon. Kishte lënë një projekt, një aventurë shqiptaro-kineze në formë vrimash. Na u desh të negocionim atë marrëveshje, humbëm kohë por bëmë gjënë  e duhur.

Sot, rruga që ndërtojmë me gjithë mirëmbajtjen kushton 250 milionë euro. Mirë që kushton më pak, por standarti i parashikuar nga inxhinierët e Saliut, do hynit në tunel pa tub emergjence. Rruga ishte tamam si gjarpër që rrotullohej e rrotullohej, në lartësi që janë ngricat gjithë kohën. Njësoj si Rruga e Kombit, që sot e diskutojmë ka pika ku rrezikohet jeta e njeriut. Me Partinë e Babales morën në qafë gjithë shqiptarët.

Pjesë nga fjala e Ramës sot në Dibër

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
Rama “zbulon” bastin me Olta Xhaçkën: I thashë, kur të flas unë do të fillojë shiu

Mes të tjerave Kryeministri ka zbuluar edhe një detaj interesant para nisjes së takimit në Dibër. Rama ka thënë se kishte vendosur bast me ministren e Mbrojtjes nëse do binte shi apo jo.

Siç e deshën të parët tanë, e në radhë të parë të parët tuaj. Ky vizion do të jetë i vërtetë. Rruga e Arbrit nuk do të jetë më iluzion. Dhe sapo e fitova bastin me Oltën se i thashe; kur të flas unë do të fillojë shiu, pasi pa bereqet nuk mbaron ky takim. Pse kjo rrugë ka ngritur kaq shumë pikëpyetje. Kur rrugë ndërtohen dhe në vendin tonë mungojnë shumë. Pse rruga e Arbrit është çështje kombëtare?

Edi Rama, Kryeministër

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 17/06/2018 21:43

    dibronet i majne per te zgjut, rrace me budallej su bokan, po pse tashti mas 6 vjetesh e filloi rrugen ky?? maloku e maroi rrugen e kuksit qe eshte dufishin e kesaj mrena 4 vitesh, po kur gje nudallej mire bo, dilni prap ne miting yyyyyy dele

    Përgjigju
  • Gramozi: 17/06/2018 17:55

    Oauuuu qeverija e hajduterise dhe e droges po premton ndoshta dhe PERFUNDON paret qe ka bo Tahiri aty do pastrohen

    Përgjigju
  • redi: 17/06/2018 16:52

    Urime per rrugen e Arberit qe me ne fund filloi , por kisha nje sygjerim , qe mjaft me borxhet e Saliut se u bere pese vjet ne pushtet . E fundit nje pyetje per koston e ndertimit , qe ne duken kaq te shtrenjta sikur do shtrohen me flori dhe jo asfalt . Si ja mundesu qe Thumane Kashar kyshton 250 milon $ dhe i bie 1km 12 milon $ . Besoj se hane cmimet nga me te shtrenjta ne bote dhe jo Europe . KLSH duhet te kontrolloje te gjitha kontratat qe do lidhen per rruget ,

    Përgjigju
  • populli: 17/06/2018 16:10

    po pse ne qe.jemi nga lesokviku cfare do behet mose u beje servile

    Përgjigju
  • Kuksiani: 17/06/2018 13:10

    Vizjoni I ed Rames Jane zgjedhjet lokale dhe jo ruga e arberit

    Përgjigju
    • Kamaleoni: 17/06/2018 20:57

      Disa fjale lehtesisht te shqiptueshme dhe me kuptim... zorragji kenete...laluc...lab...ec bretkoce...brekushet e tates etj etj spara i perdor se nuk justifikojne mosrealizimet e mia...

    • Shpellar vicidoli: 17/06/2018 17:37

      Sa merak e keni k... ju shpellaret! Sa per rrugen normal qe ka kushtuar sa qimet e kokes, se vetem lilja i vodhi 230 milion€. Sa per te trashe, mjafton ajo fjala malok, me shum spo komentoj.

    • Kamaleoni: 17/06/2018 16:34

      O shpellar vicidoli mos ngaterro dollarin me k... rruget sala i boni e i mbaroi dhe kushtonin sa 100fishi i stadiumeve 5mijvendsh qe bone zotrote...duhet te jesh shume i trashe mos te pranosh te verteten qe thote kuksiani qe fundja seshte turp te besh fushate me arritje qeverisese vetem se ne rastin konkret eshte premtim jo arritje... hajt tung sa per rruget sala i boni ky po ju ve taksa...

    • Shpellar vicidoli: 17/06/2018 15:48

      Harron zoterote qe tre stadiume i mbaroi, plus dhe gjith ato rruge qe i lane si syte qe ti dalin salehut. Hap syte te shohesh dhe veshet te degjosh

  • Elisa: 17/06/2018 12:59

    Bla bla per ZGJEDHJET LOKALE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja