Duket se nuk është thënë ende fjala e fundit për fituesin e koncesionit të rrugës së Kombit. Vetëm një ditë pasi Komisioni i Prokurimeve Publike njohu fitues të tenderit të rrugës së Kombit një grup shqiptar, Ministria e Transporteve e ka ankimuar këtë vendim, duke kërkuar që koncesioni t’i rikthehet kompanisë turke “Vendeka Bilgi”.
Burime zyrtare pranë Ministrisë së Transporteve thanë për Report TV se i janë drejtuar zyrtarisht KPP të rishikojnë vendimin. Në kërkesë institucioni argumenton që së pari grupi shqiptar nuk ka respektuar afatet e ankimimit, dhe së dyti, në vendim nuk është marrë parasysh opinioni i vetë Ministrisë së Transporteve dhe IFC, konsulenti ndërkombëtar që ka ndihmuar në këtë procedurë.
Ministria e Transporteve bashkë me IFC njohën fillimisht grupin turk “Vendeka Bilgi” si fitues të tenderit. Vendimi u ankimua nga grupi shqiptar i përbërë nga kompanitë “Kastrati” dhe “Salillari”, i cili u rendit në vendin e dytë në tender.
Sipas ankimimit, grupi turk nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në kontratën koncesionare. Nga ana tjetër, në ankimim pretendohej se edhe çmimi i ofruar nga konsorciumi turk është mjaft më i lartë se i kompanisë shqiptare. Ankimimi u mor parasysh nga Komisioni i Prokurimeve Publike, i cili rrëzoi shoqërinë turke e njohu fituese grupin shqiptar.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO