Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë gropë e “zezë”, kërkohen 56.7 mln euro shtesë, mbyllja e punimeve shtyhet më 2023

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë gropë e “zezë”, kërkohen 56.7 mln euro shtesë, mbyllja e punimeve shtyhet më 2023

Ndërtimi i 40 kilometrave në segmentin Qukës Qafë-Plloçë që lidh zonën malore të rajonit Juglindor me një rrugë të re, pritet të shtrihet në dy dekada dhe gati me dyfishim të kostove.

Një analizë e posaçme e Ministri e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) për ecurinë e punimeve në këtë aks referon se duhen së paku 56.7 milionë euro shtesë për financimin e punimeve deri në përfundimin e plotë. Për rrjedhojë afatet për përfundimin e aksit janë shtyrë për në vitin 2023.

Rruga, e cila nisi që në vitin 2009 dhe me rishikimin e projektit duhet të përfundonte në vitin 2019, duket se nuk përfundon së paku edhe për dy vite të tjera.

Ministria e Infrastrukturës përllogariti se, financimi në segmentin e parë kërkon 20,5 milionë euro shtesë, në segmentin e dytë 24.6 mln euro shtesë, shërbimet e këshillimit kërkojnë 1,5 mln euro, fondi emergjencave 5,1 mln euro, punime shtesë në hyrje 5 milionë euro (totali 56.7 mln euro).

Përveç kostove shtesë që rezultuan nga gabimet në projektim e gjithë rruga është një projekt pa fisibilitet. Një inxhinier i njohur i fushës që nuk pranoi të indentifikohet me emër tha se, rruga e re Qukës -Qafë -Plloçë është një projekt i gabuar dhe me kosto të larta si në drejtim dhe në mirëmbajtje. Ai tha se ndërtimi i këtij aksi nuk ishte pjesë e prioriteteve kombëtare të infrastrukturës rrugore.

Ai tha se do të duhen më shumë se 200 milionë euro për ndërtimin e një traseje krejt të re, e cila nuk është as dy kilometër më e shkurtër se aksi ekzistues rreth 43 kilometra. Rruga e re kalon në një lartësi që arrin deri në 1300 metra mbi nivelin e detit dhe e bën të pamundur mirëmbajtjen e saj për periudhën e dimrit. Ky është investim kryekëput gabim, tha eksperti, pasi rruga e re kalon në një terren më të vështirë se aktualja dhe për më tepër, ka të njëjtën gjatësi sa ajo aktuale.

Deri në fund të vitit 2020, Ministria e Infrastrukturës raportoi se kanë përfunduar 68 % të punimeve, por në fakt ka mbetur pa u ndërtuar pjesa më e vështirë e veprave të artit ura dhe tunele, duke bërë që deri në vitin 2023 të amortizohet edhe pjesa e përfunduar e punimeve dhe përfundimi i saj të kërkojë fonde të vazhdueshme. Një histori e ngjashme është edhe në aksin Kardhiq- Delvinë, ku kostot shtese po rriten vit pas viti përtej çdo parashikimi.

Segmenti i ri do të ketë gjatësi prej 43 km.

Rruga në 10 km e para kalon përgjatë lumit Shkumbin dhe me pas vazhdon në malësinë e Mokrës, zonë e cila njihet për si një zone me male të larta dhe të thepisura dhe për shkak te saj do të ndërtohen një numër i madh muresh mbajtës dhe pritës, me shume se 20 (njëzet) ura dhe viadukte si dhe një tunel 375 m i gjatë.

Rruga do te ketë gjerësi prej 12 m, nga te cilat 2 korsi me gjerësi 3.75 m secila (7.5 m total), 2 bankina te asfaltuara me gjerësi 1.5 m secila dhe 2 bankina të pa asfaltuara me gjerësi 1 m secila.

Projekti është ndarë ne 3 seksione ndërtimi, nga te cilat 2 seksionet e para do te financohen nga Banka islamike për Zhvillim (IDB) dhe seksioni i tretë do të financohet nga Fondi Saudit për Zhvillim (SFD)./monitor

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 08/10/2021 00:32

    Po pse kot I zgjedhin rruget malore.keta 100 km..rruge malore me 500 ura...kjo nuk mbaron dhe 5 vjet te tjere...dhe do haje dhe 200 milion te tjera,,,,,jo ka shembje ketu. .jo do beton te mire atje...dhe arka e shtetit do vidhet si u vodhen me rrugen e kuksit. .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)