Shkodër/ Rrugët e mbushura me ujë nga reshjet, pas disa orësh rikthehet normaliteti! Parashikimi për 3 ditët e ardhshme, Beci: Edhe nesër shi

Shkodër- Qyteti i Shkodrës që prej mëngjesit është përfshirë nga reshje intensive shiu. Intensiteti I lartë ka krijuar probleme në disa akse të qytetit. 

Në pamjet që sjell "Report TV", segmentet ku janë krijuar probleme, janë ato pranë qendrës së qytetit në sheshin Nënë Tereza dhe pranë Bulevardit Bujar Bishanaku. 

Me uljen e intensitetit të reshjeve ne terren kanë dalë edhe punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër të cilët  bënë lirimin e pusetave nga papastërtitë. 

Rreth mesditës situata u normalizua dhe uji është larguar nga rrugët e qytetit të Shkodrës.

Kjo është situatë e përsëritur sa herë ka reshje të dendura, pasi rrjeti i kanalizimeve nuk e përballon ngarkesën.

Kryebashkiaku Benet Beci thotë se s'ka dëme dhe pesë grupe me 127 punonjës janë në terren, teksa nesër (10 Tetor), priten sërish reshje shiu.

Kurse Mbrojtja Civile publikoi sot (9Tetor) edhe parashikimin për 3 ditët e ardhshme të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ku Shkodra dhe Lezha janë përsëri zonat më të rrezikuara, pasi priten shtrëngata. Kurse pjesa tjetër e vendit do preket nga reshje lokale dhe jo problematike për përmbytje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Moti i keq/ Reshje intensive shiu në Lezhë, vërshojnë përrenjtë në zonën e Zadrimës! Disa banesa të përmbytura, evakuohet një familje (VIDEO)

Lezhë- Moti i keq është rikthyer përsëri mbrëmjen e sotme në zonën verilindore të vendit.

Reshje të dendura shiu në zonën e Zadrimës në Lezhë, duke shkaktuar edhe përmbytje në disa zona rurale.

Raportohet se vërshimi i përrenjve malorë ka sjellë probleme në fshatin Fishtë, duke bllokuar rrugën. Niveli i ujit ka arritur në disa centimetra, ndërsa në rrezik janë edhe disa banesa. Për pasojë është përmbytur aksi rrugor, po ashtu është dëmtuar një urë.  

Uji ka përmbytur disa prej tyre raportohet nga terreni, teksa edhe një familje është evakuuar në kohë. Grupet operacionale të emergjencave janë në terren dhe po punojnë për përballimin e situatës, teksa reshjet kanë pushuar në orët e vona.

 

Ora 18:54
Moti i keq, parashikimi për 3 ditët e ardhshme! Kryebashkiaku Beci: 127 punonjës në terren, s’ka dëme! Edhe nesër me prezencë reshjesh në Shkodër

Grupet e punës në terren, pas reshjeve intensive në Shkodër

Shkodër- Kushtet e përkeqësuara ditën e sotme (9 Tetor) në zonën veriperëndimore të vendit, në qarqet Shkodër dhe Lezhë sipas njoftimit të Mbrojtjes Civile, u shoqëruan me reshje intensive të përkohshme të shiut.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook, duke njoftuar masat e mara dhe situatën pas reshjeve të rëna, ku janë angazhuar 5 grupe pune me të paktën 127 punonjës të Shërbimeve Publike, Ujësjellës-Kanalizimeve, Policisë Bashkiake, Zjarrfikësve dhe Policisë.

“Fatmirësisht nuk ka pasur dëme të mëdha në banesa dhe biznese, ndërkohë që situata aktualisht është e qetë dhe po monitorohet nga punonjësit dhe specialistët e emergjencave civile të Bashkisë Shkodër. Sipas parashikimeve, Shkodra do të jetë edhe nesër në prezencë reshjesh, ndërkohë që të gjitha strukturat tona janë në terren për çdo problematikë”, tha Beci.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, kanë publikuar sot edhe parashikimin në tre ditët e ardhshme, ku pritet të ketë reshje shiu me intensitet mesatar, teksa në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës do të shoqërohen me shtrëngata.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes, njoftuan se janë nën monitorim të situatës për rastet emergjente, teksa këshillohen qytetarët që “të tregojnë kujdes të shtuar”.

Masat e mara nga 5 grupet e punës në terren:
-43 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike
-40 punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve
-14 efektivë të Policisë Bashkiake
-12 efektivë të Forcave Zjarrfikëse
-18 efektivë të Policisë së Shtetit
R.D/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Po udhëtonte me motor, kur humbi jetën pas përplasjes me makinën! Ja kush është 21 vjeçari

FOTO/ Po udhëtonte me motor, kur humbi jetën pas përplasjes me makinën! Ja kush është 21 vjeçari