Rruga e Shqipërisë për të arritur në
Francë nga dhuna te CAS në Armeni

Rruga e Shqipërisë për të arritur në<br />Francë nga dhuna te CAS në Armeni
Suksesi i Shqipërisë për në Francë kaloi përmes një rruge të gjatë dhe të mundimshme nga fusha e blerë, por edhe gjykata e lartë sportive Europiane, CAS.

Megjithatë të gjitha humbjet, lodhja, presioni, stresi, por edhe dhuna në Beograd harrohen kur siguron biletën për në një event si Europiani i Francës. Kombëtarja shqiptare i nisi këto eliminatore me fitoren surprizë, 0-1 në Portugali falë një supergoli të Bekim Balës.

Një tre pikësh ky që përveç se i renditi kuqezinjtë në vendin e parë, hapi më shumë oreksin e tifozëve shqiptar për ndeshjet e ardhshme.

Sfidën e dytë kuqezinjtë e luajtën në Elbasan Arena, një impjant i ri ky që u inagurua përballë Danimarkës.

12 mijë tifozët shqiptarë u mërzitën në fund pas barazimit 1-1, ndërkohë që stafi teknik dhe të gjithë futbollistët ishin të kënaqur për atë pikë të marrë ndaj një kundërshtari, i cili pas shortit shihej si një ndër skuadrat favorite.

Serbia ishte sfidanti ynë i radhës, një ndeshje që e cila u luajt deri në minutën e 41 për shkak të dhunimit të futbollistëve tanë nga huliganët serb.

Shqipërisë dhe shqiptarëve iu desh të prisnin rreth 10 muaj që gjykata e arbitrazhit sportive të vendoste drejtësinë në vend dhe ti jepte kuqezinjve 3 pikët e mohuara në Beograd.

Barazimi 1-1 në Francë, fitorja në minutat e fundit me Armeninë, triumfi ndaj gjelave të Deshamps në Elbasan Arena dhe sigurisht loja e treguar ndaj këtyre dy kundërshtarëve bënë që e gjithë shqiptaria të fliste tashmë vetëm për finalet e Euro 2016 dhe të hamendësonin për kundërshtarët e Europianit.

Por barazimi pa gola në Danimarkë na e uli pak hovin e imagjinatës. Kjo u bë akoma më e shpejtë kur Portugalia dhe Serbia na mundën 0-1 dhe 0-2 në minutat e fundit në “Elbasan Arena”.

Tashmë shansi i fundit i kombëtares kishte mbetur Jerevani, sfida me Armeninë e fundit në grup.

Disa ndryshime në formacion dhe sigurisht motivimi i duhur bënë që kuqezinjtë e këtij brezi dhe sigurisht Giani De Biasi të fitojë 0-3 dhe të hapin një epoke të re në historinë e futbollit shqiptar.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë