Në qarkun e Gjirokastrës janë bllokuar disa rrugë si pasojë e rrëshqitjes së dherave nga përmbytjet. Rruga Kolonjë -Golem është bllokuar, por edhe ajo që lidh Tepelenën me Kurveleshin.
Situata në qarkun e Gjirokastrës nga përmbytjet
1.Në bashkitë Libohovë, Memaliaj, Dropull dhe Përmet Nuk raportohen probleme, situata në normalitet.
2. Në bashkinë Këlcyrë: Nuk raportohen problem, përjashtuar një rasti në familjen e Shkëlqim Telhajt nga fshati Kuqar Bashkia Këlcyrë si rezultat i shkarkesës elektrike ju dogj rrjeti elektrik i banesës si dhe pajisjet elektrike.
3. Në bashkinë Gjirokastër: Gjatë mbremjes së djeshme datë 23 shtator 2019, në territorin e bashkisë Gjirokastër ka pasur rreshje të shumta e për pasojë edhe disa probleme të krijuara nga këto rreshje, bllokime të disa grykë derdhjeve të përrenjeve, si tek hotel Qiqi, Petagogjike, ura e lumit si dhe rreth rotullimi i stadiumit nga ana e poshtme në lagjen Dunavat Kalaj.
Në zonën e qytetit nje banese ka pasur problem me futjen e ujit per shkak te catis se zbuluar te qytetares Aleksandra Qape në lagjen Palorto. Ne lagjen e Virojit ka pas probleme me bllokimin e nje kanali i cili shkarkonte ujrat ne liqenin e Viroit e per pasoje te mbushjes se tije me inerte kane vershuar ne siperfaqe te vreshtave e ne afersi te banesave, kjo ka nevoje per nderhyrje dhe stabilizimin e tij per shmangjen e ngjarjeve te pa nevojshme.
Ne Njesin Administrative Lazarat ka basur bllokim te nje rruge qe lidh dy lagje kjo e ndodhur ne shtratin e perroit te Sopotit, si dhe djegjen e nje banese nga energjia elektrike. Ne njesin Administrative Picar problem ka qen rruga hyrse ne kete fshat si pasoj e gureve, renjeve te pemeve. Po punohet per rehabilitimin e demeve. Rruga Kolonje -Golem e bllokuar. Ka nevoje per mjete.
Ne Njesin Administrative Cepo , problem eshte aksi rrugor Taronine -Fushebardhe si rezultat i rreshqitjes se nje masivi te kodres, ka na nevoje per mjet per zhvendosjen e ketij masivi dhe zhbllokimin e rrugese. Ne njesine administrative Lunxheri ka problem nga prurjet e inerteve ne rruge.
4. Në bashkinë Tepelenë: bllokimit të rrugës në Nj.Ad.Kurvelesh – Tepelenë si rezultat i rreshqitjes masive të dherave mbi rrugë. Për poroblemet e krijuara nga gjitha bashkitë kanë marrë masat për normalizimin e situatë ndërsa për problemet më madhore sic është rasti I bllokimit të rrugës në Nj.Ad.Kurvelesh do tiu drejtohemi Drejtorise së Përgjithshme të Emergjencave Civile
Lajmi kryesor: