TIRANE- Një aksion i fuqishëm pritet të ndërmerret nga Policia e Tiranës, për të frenuar fenomenin e taksistëve që punojnë pa licencë, ndërsa dje u proceduan penalisht 5 prej tyre. Burime policore thanë për “Shqiptarja.com” dhe “A1 Report” se pas denoncimeve të kryera nga taksistët e rregullt, po kryhen disa verifikime në terren për të identifikuar të paligjshmit.

Ndërkaq, Policia Rrugore dhe Antikrimi Ekonomik kanë nisur procedim penal ndaj 5 taksistëve në kryeqytet. Policia bën me dije se po procedohen penalisht taksistët me inicialet M.Ll, A.Ll, E.B., S.I., Sh.I, të cilët dyshohet se po lëviznin me pasagjerë, por pa pasur dokumentacionin për taksi.

Sakaq, një tjetër aksion i madh pritet të fillojë tashmë nga policia, ku do të ndalohen me dhjetëra taksistë që punojnë ilegalisht.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)