Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e 48 orëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe kohore janë vendosur 3787 gjoba për shkelje të ndryshme rrugore, përfshirë: tejkalim i shpejtësisë, parakalim i gabuar, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje e rripit të sigurimit etj.
163 gjoba u janë vendosur shoferëve që nuk kanë respektuar radhën e lëvizjes, krijuan kaos në trafik dhe kryen/nxitën manovra të rrezikshme për përdoruesit e rrugës.
Njoftimi i plotë:
Monitorim intensiv, për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të menaxhuar trafikun.
Fokusi i 48 orëve të fundit, mosrespektimi i rradhës së lëvizjes (kryesisht daljes) në Unazë së Madhe, shkelje e cila bëhet shkak për rëndim të trafikut në këtë aks të rëndësishëm të kryeqytetit.
Si rezultat i monitorimit në kohë reale, me shërbime të shtuara dhe me mjete bashkëkohore, gjatë 2 ditëve, janë vënë:
-3787 masa administrative, për shkelje të evidentuara në të gjithë qarkun, si: tejkalim i shpejtësisë, parakalim i gabuar, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje e rripit të sigurimit, mospajisje me dokumentacion të nevojshëm për të lëvizur me automjet, etj;
-163 masa administrative, për drejtuesit që duke mos respektuar radhën e lëvizjes, krijuan kaos në trafik dhe kryen/nxitën manovra të rrezikshme për përdoruesit e rrugës.
Policia Rrugore apelon për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit, respektim të radhës dhe shmangie të çdo manovre të rrezikshme.
Siguria rrugore kërkon kontributin dhe përgjegjëshmërinë e të gjithëve. Kontrollet vijojnë pa ndërprerje në të gjitha akset.
Komente










