‘Rrëshqitja e Ramës do fillojë nga Durrësi’, Spahiu: Partitë mos të ashpërsojnë betejën! PS synon 8 mandate në këtë qark (VIDEO)

Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu i është përgjigjur deklaratës së bërë në Report Tv nga ana e ish-deputetes së LSI-së Nora Malaj e cila tha se në qarkun e Durrësit, Rama do të pësojë ‘rrëshqitjen’ më të madhe në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një interviste për Report Tv, Spahiu tha se çdo forcë politike mendon të gjejë figura për qarkun ku beteja është me e fortë, por i bën thirrje partive që të mos e ashpërsojnë betejën në qarkun e Durrësit. Sipas saj, durrsakët gjykojnë me ftohtësi dhe nuk kanë nevojë për fushata të forta.

Spahiu gjithashtu ka treguar dhe synimet e PS-së për mandatet e deputetëve në Durrës. Ajo tha se socialistët kërkojnë të ruajnë rezultatet e 2017-ës prej 8 mandatesh, por kërkon edhe më shumë.

“Secila forcë politike mundon të gjejë figura për qarkun që beteja është më e ashpër. Unë do i bëja thirrje të gjithëve që të mos e ashpërsojnë betejën. Qytetarët durrsakë nuk janë agresivë. Kushdo që vjen me frymën për të bërë një fushatë të ashpër, në Durrës e ka gabim. Qytetari durrsak është i ftohtë në vlerësim. Gjykon deri në momentin e fundit për të dhënë vendimin e duhur. Do të doja që të mos rrezikojmë qytetarët, të mos kemi grumbullime të mëdha. Të bëjmë punën tonë dhe të shpalosim programet tona me qetësi. Të mos kemi programe të parealizueshme. Secila parti ka ambiciet e veta. Edhe në Durrës kemi ambicie. Ne pretendojmë të ruajmë rezultatin e vitit 2017 me 8 mandate, por pse jo dhe më shumë. Unë mendoj që do ketë dhe figura të reja në këtë qark. Di shumë qytetarë durrsak që kanë garuar. Janë emra shumë dinjitoz dhe e prezantojnë qytetarinë durrsake” – tha Spahiu.

Klodiana Spahiu tha se në qarkun e Durrësit janë realizuar shumë projekte lidhur me rindërtimin, por ka ende projekte të tjera për tu përfunduar. Ajo u shpreh se këto investime mund të realizohen vetëm me angazhimin e PS-së.

“Unë uroj që të jem sërish në listë. Të punojmë dhe të argumentojmë me qytetarët me format që janë të mundura, të argumentojmë se çfarë janë bërë gjatë dy mandateve. Durrësi tashmë është një kantier ndërtimi dhe ne kemi projekte ambicioze. Në një kohë të shpejtë në Durrës janë ndërtuar një numër i madh shtëpish, shkollash dhe ndërtesave të reja. Ka pasur zona periferike me shtëpi të vjetra, dhe kur i shikon që hyjnë në shtëpi të reja, ndihemi mirë. Është shumë e vështirë që të marrësh projekte për të rindërtuar zona të ndryshme, ku mund të përmendim zonën e Spitallës. Do ketë një ndërthurje të ndërtesave të banimit dhe me struktura të tjera, shkolla e institucione të tjera.

Për mua që në momentin e parë që u deklarua që kryeministri do jetë drejtuesi jonë në Durrës, ishte një lajm i mirë. Kemi dhe shembullin e Vlorës. Në Durrës kanë qenë investime të ndërmarra kryesisht nga qeveria. Besoj në vullnetin e kryeministrit. Padyshim që ndonjëherë, tempin e disa njerëzve që punon shumë është e vështirë ta ndjekësh. Pa një tërheqës lokomotive që punon pa pushim, nuk do ishin realizuar projektet. Ka gjëra që do të korrigjohen në të ardhmen. Ato që kanë nisur, janë projektet më të mira të realizuara” – tha Spahiu

Duke komentuar dhe kritikat e opozitës jashtëparlamentare për menaxhimin e pandemisë, Spahiu thotë se ata mund të mendojnë çfarë të duan. Ajo tha se fokusi i vetëm tashmë është përballimi i kësaj situate dhe minimizimi sa më shumë i dëmeve të shkaktuara prej saj.

“Unë mendoj që më e rëndësishmja është të luftojmë pandeminë. Duhet që të funksionojë sa më mirë vaksinimi. Nëse opozita e quan propagandë, atëherë është mendimi i opozitës. Nëse ja dalim me sa më pak humbje jete dhe të trajtojmë sa më mirë të jetë e mundur, këto janë problemet kryesore. Nëse nuk përballemi fort me pandeminë, dëmet do jenë të mëdha. Po luftojmë në të gjitha hallkat. Po të nisemi nga rastet tona, ne kemi ulje të rasteve krahasuar me ditë më parë. Është e vërtetë që situata nuk është e lehtë, stafi shëndetësor po përballet më shumë se 1 vit, në çdo moment që ne dalim në deklarata, duhet që të pasqyrohet dhe puna e bërë nga stafi mjekësor. Kur ti kontakton pacient që kanë qenë të shtruar në spitalet COVID, kanë përjetuar jo pak vuajtje. Edhe stafi shëndetësor përballet me një situatë të vështirë. Unë nuk dua të justifikoj rastet negative ekstreme. Padyshim që ku ka humbje jete, ju garantoj që është një dhimbje e madhe. Sapo e pashë daljen e motrave për humbjen e tyre, u lidha me QSUT. Vërtetë humbja e prindit është e madhe, dhe sado që të inkurajosh në këtë moment, është shumë e vështirë. Situata e tij ishte shumë e rëndë dhe shpresat në këto raste janë të pakta” – tha Spahiu.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar