RTSH rrezikon dixhitalizimin e TV private dhe kërcënon pluralizmin

Prej gati dy javësh, banorët e gjithë rrethit të Fierit, nuk arrijnë të ndjekin shumë televizione private: arsyeja është se një nga transmetuesit e Televizionit Shtetëror (ai që transmeton në T2 në kanalin 31) që ritransmeton vëtëm sinjalin e tv private, ka një defekt që teknikët e RTSH dhe të shoqërisë që ka fituar nënkontraktimin prej 8 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit, nuk dinë ose nuk duan ta riparojnë.

Defekti në Fier është një sinjal alarmi që vë në diskutim të gjithë procesin e dixhitalizimit që i ka kushtuar deri tani qeverisë shqiptare, pra gjithë qytetarëve, mbi 35 milionë euro. Procesi i dixhitalizimit parashikon që të gjitha televizionet private lokale duhet të fikin transmetuesit e tyre analogë dhe ti besojnë sinjalin e ri rrjetit të ndërtuar nga RTSH. RTSH e ka ndërtuar këtë rrjet me shifrën rekord të 25 milionë euro, gati dyfishi i vlerës reale. Gara u bë në kohën e Genc Pollos dhe u përfundua në kohën e Milena Haritos: një tender i dyshimtë në procedura, në kosto dhe në kushtet teknike të parashikuara në kontratë. Përveçse pagoi një shifër tepër të lartë për ndërtimin e rrjetit, RTSH ka nënshkruar edhe një kontratë mirëmbajtjeje me një çmim po aq absurd prej 8 milionë eurosh. Për shkak të kësaj kontrate të firmosur pa një garë, mirëmbajtja i është nënkontraktuar një shoqërie shqiptare pronari i të cilit është aktualisht i kërkuar nga prokuroria shqiptare dhe jeton si i kërkuar i fshehur jashtë shtetit. 

Eshtë një ngjarje groteske, e megjithatë mbi këto kushte mbahet sot pluralizmi i informacionit televiziv. Rrjeti i RTSH pavarësisht shifrës tepër të lartë të paguar, funksionon keq dhe është plot me probleme teknike dhe mbi të gjitha askush nuk monitoron defektet. Shoqëria që duhet të bëjë mirëmbajtjen, ndoshta edhe për shkak të problemeve gjyqësore të pronarit të saj, nuk bën punën siç duhet. Rezultati është se prej dy javësh banorët e gjithë qarkut të Fierit nuk shohin tv private dhe ajo që mund të jetë edhe më keq është se e njëjta gjë mund të ndodhë pas nje jave edhe në rrethin e Tiranës dhe Durrësit.

Ne fakt Autoriteti për Mediat Audiovizive (AMA) ka dhënë urdhër që brenda 31 korrikut procesi i digjitalizimit duhet të plotësohet edhe në kryeqytet: kjo do të thotë se edhe këtu TV private lokale duhet t'i besojnë sinjalin e vet rrjetit difektoz të RTSH, ndërsa mirëmbajtja do të vazhdojë të jetë në dorë të shoqërisë së një të kërkuari nga drejtësia. Dhe çfarë ndodh nëse edhe në Tiranë, siç ndodh prej dy javësh në Fier, verifikohet një defekt që RTSH nuk di apo nuk dëshiron ta riparojë? Dhjetëra kanale private do të errësohen duke rrezikuar dëme ekonomike gjigande. Paradoksi që ndodh në Shqipëri është se defektet e RTSH në dëm të televizioneve lokale, jo vetëm favorizojnë shoqërinë e mirëmbajtjes që ul kostot e ndërhyrjeve, por favorizojnë edhe RTSH që redukton konkurrencën.

Kjo është një emergjencë demokratike që kërkon ndërhyrjen e AMA-s, të qeverisë dhe do të ishte mirë dhe të prokurorisë. Dhe i pari hap që duhet bërë është ndalimi i procesit të dixhitalizimit në kryeqytet për 31 korrikun, duke e shtyrë atëherë kur RTSH dhe shoqëria e mirëmbjatjes do të jenë në gjendje të garantojnë me profesionalitet dhe transparencë vazhdimësinë e transmetimeve për të gjithë operatorët televizivë privatë.

Nëse AMA nuk do të reagojë duke shtyrë afatin e 31 korrikut në Tiranë dhe duke detyruar RTSH-në të garatojë cilësinë dhe vazhdimësinë e transmetimeve të televizioneve private në gjithë vendin, ne i bëjmë thirrje të gjithë operatorëve të rindezin transmetuesit analogë të fikur me mirëbesim, duke ndërprerë faktikisht një proces dixhitalizimi që paaftësia teknike e RTSH-së dhe mungesa e vigjilencës nga ana e Shtetit, po bëjnë të falimentojë duke kërcënuar mbijetesën e operatorëve televizivë dhe pluralizmin e informacionit.

er.k./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'