Një ditë pas dënimit me 25 vite burg nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi ka dhënë mesazhin e parë publik. Përmes avokatit të tij, Luka Misetiç, ish-presidenti i Kosovës falënderoi qytetarët për mbështetjen e treguar pas shpalljes së aktgjykimit dhe u bëri thirrje të ruajnë qetësinë.
Në një postim në rrjetin social "X", Misetiç tha se Thaçi shpreh mirënjohjen për mbështetjen që, sipas tij, ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga qytetarët e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar.
"Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e madhe që ai, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga faktori ndërkombëtar, si dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme."
Avokati konfirmoi gjithashtu se mbrojtja do ta ankimojë vendimin e shpallur nga Dhomat e Specializuara.
"Avokatët e z. Thaçi do ta apelojnë vendimin e djeshëm gjyqësor para Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke pretenduar se ka pasur gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike që kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor."
Mbrojtja e Hashim Thaçit ka nisur të shpalosë argumentet me të cilat do të kërkojë rrëzimin e aktgjykimit në Apel. Avokati Luka Misetiç akuzoi Trupin Gjykues për shkelje të rënda procedurale, duke pretenduar se Specialja e lidhi ish-presidentin e Kosovës me vrasjen e Behajdin Allaqit, ndërsa provat për këtë rast i mbajti të fshehura nga publiku gjatë gjithë procesit.
Behajdin Allaqi ishte një anëtar i UÇK-së, për të cilin Trupi Gjykues arriti në përfundimin se u arrestua më 11 qershor 1998 në shtabin e UÇK-së në Drenoc, pak pasi aty mbërritën Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Sipas aktgjykimit, ai u vra, ndërsa më pas u publikua një komunikatë ku pretendohej se kishte rënë dëshmor në betejë. Gjykata konstatoi gjithashtu se pas luftës pati përpjekje për ta bindur familjen e tij të hiqte dorë nga kërkimi i drejtësisë.
Misetiç pretendon se, megjithëse gjykata e përdori këtë rast në arsyetimin e aktgjykimit, gjatë procesit kishte urdhëruar që ai të mos diskutohej në seancë publike dhe që provat të mbeteshin konfidenciale.
"Trupi Gjykues deklaroi publikisht se z. Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaqit, pasi kishte urdhëruar që palët të mos e diskutonin këtë rast në seancë publike dhe pasi kishte urdhëruar që të gjitha provat lidhur me këtë rast të mbaheshin konfidenciale. Kështu, Trupi Gjykues e ka shpallur publikisht z. Thaçi fajtor për një vrasje, ndërkohë që provat mbi të cilat është bazuar ky përfundim i janë mbajtur të fshehura shqyrtimit publik. Z. Thaçi do ta mirëpriste shqyrtimin publik të këtyre provave."
Avokati theksoi se Hashim Thaçi mohon çdo përfshirje në vrasjen e Allaqit dhe se kjo do të jetë një nga çështjet kryesore që do të ngrihen në apel.
"Z. Thaçi e mohon shprehimisht çdo përfshirje në vrasje."
Avokati kroat ngriti gjithashtu pretendime edhe për mënyrën se si është zhvilluar procesi gjyqësor, duke argumentuar se ndërhyrjet e Trupit Gjykues kanë krijuar përshtypjen e mungesës së paanshmërisë.
"Gjatë gjithë gjykimit, Mbrojtja ka ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me drejtësinë procedurale, përfshirë shtrirjen e gjerë të pyetjeve të bëra drejtpërdrejt nga anëtarët e Trupit Gjykues, në një mënyrë që nuk krijonte përshtypjen e paanshmërisë. Mbrojtja mban qëndrimin se ndërhyrjet gjyqësore e kanë tejkaluar kufirin e kërkimit neutral të së vërtetës, duke cenuar përshtypjen e paanshmërisë që kërkohet sipas standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Kjo mungesë paanshmërie tashmë përshkon edhe aktgjykimin e Trupit Gjykues."
Në përfundim, Misetiç konfirmoi se mbrojtja do ta ankimojë aktgjykimin, duke argumentuar se ai përmban gabime faktike, ligjore dhe procedurale që, sipas tij, kanë cenuar drejtësinë e procesit.
-
168 mijë euro për lobim për “modifikimin territorial”. BIRN raportoi se në vitin 2019 Ministria e Integrimit Evropian e Kosovës pagoi 168,000 € kompanisë franceze Majorelle PR & Events dhe dokumentet e kontratës tregonin se kompania duhej të promovonte në Evropë idenë e “territorial modification” si një rrugë për marrëveshjen Kosovë–Serbi. Kontrata ishte negociuar dhe nënshkruar në vitin 2018 nga ministrja Dhurata Hoxha.BIRN thotë se ka parë dokumentet e kontratës dhe raportet e kompanisë. ____________________________ https://prishtinainsight.com/border-changes-promoted-with-taxpayer-money/? _____________________________ Thaçi, ambasadori Gashi dhe David Phillips. BIRN raportonte se: gazetari i Le Monde, Jean-Baptiste Chastand, tha se ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, u takua me të bashkë me një përfaqësuese të Majorelle për të diskutuar shkëmbimin e territoreve; BIRN thoshte se në një raport të Majorelle përmendeshin takime me gazetarë të Le Monde, Le Point, La Croix, AFP dhe France Inter; akademiku amerikan David Phillips deklaroi se Hashim Thaçi i kishte kërkuar në vjeshtën e vitit 2018 të përgatiste një punim në mbështetje të shkëmbimit të territoreve. Phillips tha se e kishte refuzuar. ______________________________ https://prishtinainsight.com/more-land-swap-lobbying-uncovered/ ______________________________ KALLXO: aktakuza ndaj Dhurata Hoxhës. Zhvillimi pas hetimit të BIRN/KALLXO: në vitin 2021, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe zyrtarëve të tjerë lidhur me kontratat lobuese. Artikulli rikujton se kontrata me Majorelle kishte vlerën 168 mijë euro dhe se dokumentet e siguruara e lidhnin aktivitetin e kompanisë me promovimin e “modifikimit territorial”. Në shtator 2024, Gjykata e Apelit konfirmoi lirimin e Hoxhës dhe të bashkëakuzuarve në këtë çështje, duke konstatuar se nuk ishte provuar kryerja e veprës penale. Pra: fakti që pati kontrata dhe pagesa është një çështje dokumentare; përgjegjësia penale e personave të akuzuar nuk u provua në atë proces. _________________________________ https://www.koha.net/en/arberi/akuza-per-korrupsion-apeli-verteton-aktgjykimin-lirues-ndaj-ish-ministres-hoxha __________________ https://kallxo.com/lajm/pas-hulumtimit-nga-kallxo-com-ngritet-aktakuze-kunder-dhurata-hoxhes-per-lobimin-e-ndarjes-se-territoreve/? _______________________________ Reuters – vetë Thaçi flet për “korrigjimin e kufirit”. Më 14 gusht 2018, Thaçi deklaroi për Reuters se ishte momenti për të “korrigjuar” kufirin Kosovë–Serbi dhe se do t'ia paraqiste planin Vuçiqit. Reuters përmendte si skenar edhe mundësinë e marrjes së territoreve në jug të Serbisë me shumicë shqiptare. Pra, ideja u bë publike shumë përpara zbulimeve të BIRN për lobimin. _______________________________ https://www.euronews.com/2018/08/14/kosovo-president-says-wants-to-correct-border-with-serbia? __________________ https://www.euronews.com/2018/08/14/kosovo-president-says-wants-to-correct-border-with-serbia? ________________________________ https://www.euronews.com/2018/09/06/kosovo-serbia-consider-a-land-swap-an-idea-that-divides-the-balkans? ______________________ The Guardian – plani Thaçi–Vuçiq. Artikull i 3 shtatorit 2018 që përmbledh shumë mirë skemën që qarkullonte atëherë: veriu i Kosovës me shumicë serbe në këmbim të pjesëve të Luginës së Preshevës. Artikulli trajton gjithashtu reagimet kundërshtuese në Kosovë, rajon dhe Perëndim. ______________________ https://www.theguardian.com/world/2018/sep/03/us-backed-kosovo-land-swap-border-plan-under-fire-from-all-sides? _____________________ Radio Evropa e Lirë – Thaçi: “jo shkëmbim, por korrigjim”. Ëhtë interesante sepse tregon lojën terminologjike të asaj kohe. Thaçi e quante “korrigjim të kufirit”, ndërsa thoshte se synonte përfshirjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Kosovë. _______________________ https://www.evropaelire.org/a/29449570.html? ________________________ The Economist / KOHA – çfarë mund të ishte marrëveshja Thaçi–Vuçiq? Ky artikull i 31 gushtit 2018 përcjell analizën e The Economist për skenarin e mundshëm: veriu i Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës. Por artikulli përmend edhe një skenar alternativ që qarkullonte: njohje e Kosovës nga Serbia në këmbim të një autonomie më të madhe për serbët e Kosovës, pa shkëmbim të drejtpërdrejtë territoresh. _________________________ https://www.koha.net/arberi/the-economist-zbulon-planin-thaci-vuciq-per-kufijte? __________________________ John Bolton: shkëmbimi ishte diskutuar. John Bolton deklaroi se mundësia e shkëmbimit të territoreve ishte diskutuar ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Telegrafi gjithashtu rikujton se në vitin 2018 Bolton kishte thënë se SHBA nuk do ta impononte një shkëmbim, por nuk do të bëhej pengesë nëse palët do të binin dakord. ___________________________ https://telegrafi.com/bolton-tha-se-shkembimi-territoreve-eshte-diskutuar-thaci-e-vuciq-heshtin/?
Përgjigju









Komente
Komento