Rubikoni politik i Lulzim Bashës në Tiranë

Rubikoni politik i Lulzim Bashës në Tiranë

Lulzim Basha

Dalja e lajmit për Ilir Metën kryeministër, natyrisht që ka komplikuar gjërat në opozitën e Lulzim Bashës.

Ndaj është radha e këtij të fundit që të qartësojë opinionin për një zhvillim politik, ku jo thjesht ai të jetë prodagonisti, por orientuesi i politikës, të paktën që vjen nga opozita.

E në këtë kontekst, zoti Basha, duhet të jetë edhe ai që përcakton një vizion politik të së ardhmes që ai ka projektuar si lider i opozitës alternativë në Shqipëri.

Alternativë jo vetëm të një qeverisje të votuesve të tij, por edhe atij që nuk e votojnë, se në fund të fundit, një kryeministër i ardhshëm do të jetë i të gjithëve e jo vetëm i njërës palë.

Që do të thotë se një politikan me vizion, përcakton piketat e asaj që duhet të realizojë, por edhe të krijojë një marrëdhënie politike, përplasëse, por konstruktive me palën tjetër.

E parë në nivel një alternative i takon edhe të caktojë logjikën e një marrëdhënie politike të vendit, por edhe të luftës politike, ku në thelb ka sfidën, duelin, marrëveshjen e pse jo bashkëpunimin për interesa të kombit.

Në gati 8 vjet, Lulzim Basha ka qenë denoncues, përplasës, politikan që i ka vënë vetes një mision të largojë Edi Ramën. Po pastaj? Edi Rama, po lufton sot për një mandat të tretë, që natyrisht e sfidon kreun e opozitës, që ka pritur për 8 vjet për t’ja marrë timonin e qeverisjes.

Por nëse do të vijë në pushtet si një alternativë, do t’i duhet natyrisht që Basha të kalojë atë që quhet “Rubikoni”, që do të thotë të marrë atë vendim që është deçiziv për të në politikë.

Lulzim Basha hyri në politikë si sfidant i ri në Tiranë në 2005-n dhe pas 6 vitesh ishte kandidati i mazhorancës së madhe për të mundur Edi Ramën në Bashkinë e Tiranës. Ato zgjedhje dëshmuan marrjen jo më sfidë, por me zor, pasi rezultati nuk e nxori Bashën fitues.

Megjithatë, Basha mori Bashkinë e Tiranës, ku e drejtoi për 4 vjet. Një sfidë që ishte 2 vjet me PD-në në pushtet dhe 2 me PS-në.

Këtë eksperiencë Basha e ka cilësuar si një pengesë që i është bërë nga qeveria e Ramës, pasi ai do të sillte tjetër rezultat.

Mund edhe të jetë kështu, por tani që ai del në meidan si sfidues i madh, do të duhet edhe të ndërmarrë beteja të mëdha.

Dhe një betejë për Lulzim Bashën do të ishte, natyrisht duke mbajtur kandidaturën për kryeministër, një sfidë në qarkun Tiranë. Madje ta bëjë edhe më të ngushtë, në Bashkinë Tiranë.

Ai është njeriu që ka marrë më shumë vota sesa çdo i djathtë historikisht në territorin e Bashkisë së Tiranës (pa fshatrat) në vitin 2011.

E si i tillë, rikthimi në një betejë politike në kryeqytet do t’i jepte inkadeshencë luftës elektorale edhe në të gjithë vendin.

Sali Berisha, që prej kur Edi Rama është zgjedhur kryetar i Bashkisë Tiranë, asnjëherë nuk e ka marrë kryeqytetin në zgjedhje.

Përveç dominimit në njësitë 8 e 11, pra Laprakës e Tiranës së vjetër në vitin 2011, nuk mbahet mend ndonjë zonë ku PD ka marrë shumicën. Por që nga 2013, edhe njësia 8 është një demen socialist.

Ndaj rikthimi i Bashës si kreu i listës së Tiranës, aq më shumë që ka një sfidë direkte nga Erion Veliaj, do t’i jepte luftës politike, jo vetëm sportivitet, por edhe logjikë fair.

Një përplasje që do të testonte politikën e re: Lulzim Bashën dhe Erion Veliajn.

Një duel që do të projektonte politikën e ardhshme, pa “dinosaurët” që nuk largohet pa pritur bing bangu-n politik.

Zëra thonë se Basha kërkon të luftojë në Durrës, duke pasur parasysh edhe muindwsinë e shtimit të numrit të deputetëve në këtë qark dhe logjikës se atje është Edi Rama.

Mund të shkojë edhe Monika Kryemadhi.

Kjo do ta kthejë Durrësin jo në një betejë, por në një qark “casus belli”, pra një shkak lufte, që në fund do të synojë një marrëveshje.

E logjika e marrëveshjes me Ramën, Bashën vetëm e ka dëmtuar, ndaj i duhet një sfidë, një linjë apo “rubikon” politik që duhet ta kalojë.

Është edhe një logjikë normale, pasi edhe Erion Veliaj i ka hedhur dorashkën. Basha mund dhe ta “injorojë” gjasme me logjikën që sfidën e ka me Ramën, por nëse i shmanget sfidës së Tiranës do të duket sikur nuk e do një përplasje “titanësh”.

Pastaj, kryeqyteti është edhe Shqipëria në miniaturë; rezultati në Tiranë jep edhe panoramën politike të vendit në të ardhmen.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së