Bisedimet midis SHBA dhe Ukrainës “ishin të frytshme, por ende ka punë për të bërë”, tha sekretari i Shtetit, Marco Rubio, në Florida, pas takimit me delegacionin ukrainas për planin e paqes me Rusinë, të propozuar nga presidenti Donald Trump.

Qëllimi i takimit ishte finalizimi i disa detajeve të planit që ende nuk janë përcaktuar. Gjatë bisedimeve në Gjenevë, delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës nuk arritën një marrëveshje për çështjet e territoreve dhe sigurisë. Dhe pikërisht këto dy tema besohet se ishin në tryezë në Miami, sipas asaj që ka bërë të ditur për Axios një zyrtar i lartë amerikan.

Delegacioni ukrainas kryesohej nga Rustem Umerov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kievit. Të premten, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi dorëheqjen e, Andrii Yermak, i cili deri në tani ishte negociatori kryesor i vendit në bisedimet me SHBA-në.

Ndërsa delegacioni amerikan kryesohej nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe përfshinte të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Ëitkoff, si dhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti Vladimir Putin, do të takojë Witkoff, në fillim të javës së ardhshme, para se të niset për në Indi për një vizitë shtetërore. Këtë e raporton kanali televiziv Rossiya 1.

Të premten, pak para takimit në Florida, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi dorëheqjen e, Andrii Yermak, i cili deri në tani ishte negociatori kryesor i vendit në bisedimet me SHBA-në.

Diplomatët janë përqendruar në rishikimet e planit 28-pikësh të propozuar nga Trump, të zhvilluar në negociatat midis Uashingtonit dhe Moskës. Ky plan u kritikua si shumë i orientuar drejt kërkesave ruse. Fillimisht, ai parashikonte që Ukraina t’ia lëshonte të gjithë rajonin lindor të Donbasit Rusisë – një pikë ngërçi për Kievin.

lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
Takimi me delegacionin rus në Florida, Rubio: Bisedime të frytshme, por ka ende punë për të bërë

1764533229_dbca97f355bf40648a2e01b35dd1dd5ec2aeb349.ëebp

Bisedimet midis SHBA dhe Ukrainës “ishin të frytshme, por ende ka punë për të bërë”, tha sekretari i Shtetit, Marco Rubio, në Miami, pas takimit me delegacionin ukrainas për planin e paqes me Rusinë, të propozuar nga presidenti Donald Trump.

Ora 20:02
CNN: Bisedimet SHBA-Ukrainë të ashpra, por shumë konstruktive

1764529478_888f3793bc29308511cdd8d7a3b1ecf7c10f799f.jpg

Bisedimet në Miami mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës janë “të forta, por shumë konstruktive”. Këtë e deklaroi për CNN një burim i njohur me negociatat. Diskutimi ka përfshirë disa nga “çështjet më delikate” për zgjidhjen e luftës, shtoi burimi, duke theksuar: “Deri tani ka shkuar gjithçka mirë.”

Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas, Sergiy Kyslytsya, u shpreh optimist në një postim në rrjetet sociale: “Ishte një fillim i mirë. Shumë përfshirës dhe deri tani konstruktiv,” shkroi Kyslytsya. “Atmosferë e ngrohtë, e favorshme për një rezultat të mirë.”

Ora 18:00
Media: Territori dhe siguria në qendër të bisedimeve mes SHBA-së dhe Kievit

1764522103_84f7865316a8ebdb9f6eb9982b381a51.webp

Gjatë bisedimeve në Gjenevë, delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës nuk arritën një marrëveshje për çështjet e territoreve dhe sigurisë. Dhe pikërisht këto dy tema janë sot në tryezë në Miami, sipas asaj që ka bërë të ditur për Axios një zyrtar i lartë amerikan. “Ukrainasit e dinë se çfarë presim prej tyre”, tha ai. Para dorëheqjes së tij, Andrij Yermak kishte deklaruar se lëshimet territoriale mund të negocioheshin vetëm në nivel presidencial. Por Donald Trump paralajmëroi javën e kaluar se do të takonte Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin vetëm kur palët të kishin arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Ora 17:46
Takimi me delegacionin ukrainas në Florida, Rubio: Duam të krijojmë rrugën për një Ukrainë sovrane

1764521293_01dcrubiotopartkvbwvideoSixteenByNine3000.jpg

Marco Rubio

Bisedimet e sotme synojnë “t’i japin fund një lufte dhe të krijojnë një mekanizëm që i mundëson Ukrainës të jetë e pavarur dhe sovrane, të mos hyjë më kurrë në një tjetër konflikt dhe të krijojë një mirëqenie të madhe për popullin e saj”. Kështu deklaroi Marco Rubio në fillim të bisedimeve në Miami. Sekretari i Shtetit është ulur pranë Witkoff dhe Kushner. Në anën tjetër të tryezës janë zyrtarët ukrainas, të udhëhequr nga Rustem Umerov.