Ruçi: Brigada e 'Vëllazërimit' të partizanëve shqiptarë, minoritarë grekë dhe italianë

Ruçi: Brigada e 'Vëllazërimit' të partizanëve shqiptarë, minoritarë grekë dhe italianë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u ka dërguar sot një letër përshëndetjeje, ish partizanëve të Brigadës XIX, të cilët festojnë krijimin e saj në Cerkovicë të Finiqit.

Me rastin 75 vjetorit të formimit të Brigadës XIX Sulmuese heroike u dërgoj përshëndetjet më të ngrohta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht partizanëve të Brigadës së 19-të Sulmuese,  veteraneve, veteranëve dhe pasardhësve të tyre, pjesëtarëve të familjeve të dëshmorëve dhe gjithë banorëve të Bashkisë Finiq.

Dita e sotme mbyll veprimtaritë përkujtimore e festimeve të krijimit të brigadave partizane gjatë muajit gusht, për të vazhduar me festat e çlirimit të qyteteve dhe të gjithë Shqipërisë, në këtë vit të 75 vjetorit të çlirimit. 

Para jush kanë festuar dhe kam përshëndetur kolegët tuaj të betejave luftarake të Brigadës së Parë, Brigadës XIX, XVI dhe XVIII, në Vithkuq, Sheper, Therepel dhe Sllovë.

Sot jam i lumtur të ndaj gëzimin me ju, shumë të nderuar veterane dhe veteranë, pasardhës dhe patriotë, që jeni mbledhur në Cerkovicë për të festuar në ditën e  krijimit të Brigadës XIX.

Brigada XIX Sulmuese Partizane u krijua në Theollogo, më 30 gusht të vitit 1944. Në Brigadën XIXu rreshtuan partizanë të batalioneve “Pandeli Boçari”, “Thoma Lulo”, "Çamëria", ‘Thanas Ziko” dhe “Mateoti” me një efektiv rreth 800 luftëtarë.

Brigada zhvilloi luftime të ashpra kundër nazistëve gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre vendas, duke u shkaktuar atyre humbje të mëdha dhe duke i fituar këto beteja me gjak e sakrifica. Të tilla qenë betejat në Konispol, Delvinë, Qafë Botë, Muzinë, Pec, Zminec, Stugar, Dhrovjan, Libohovë, Qafë e Kiçokut e tjera.Të paharruar do të mbetet lufta frontale e 55 ditëve për mbrojtjen e Konispolit dhe heroizmi i partizanëve të Brigadës XIXnë çlirimin e qyteteve Delvinë, Sarandë dhe Gjirokastër.

Brigada juaj i dha Luftës Nacional-Çlirimtare dhe dërgoi në Panteonin e Lirisërreth 100 dëshmorë.

Brigada XIX u krijua në gjirin e këtij populli dhe të kësaj krahine që lirinë e kishte dhe e ka të shenjtë dhe që nuk i është trembur kurrë betejave për ta fituar e mbrojtur atë.

Kjo krahinë i ka dashur, u ka dhënë strehë, i ka ushqyer e veshur me fanella leshi të bagëtive të pakta që kishte dhe i ka mbështetur partizanët shqiptarë me të gjithë fuqinë e zemrës dhe të mendjes. 

Kjo krahinë e ka pasur për nder që për disa dekada ka mbajtur emrin e nderuar zona e Partizanit. Ky emër simbolik ika bërë nder krahinës, por edhe krahina ka nderuar partizanët shqiptarë e minoritarë që luftuan për çlirimin e atdheut të tyre të përbashkët, Shqipërisë.

Brigada XIX sulmuese është quajtur ndryshe edhe Brigada e "Vëllazërimit". Partizanët shqiptarë u rreshtuan krah për krah me vëllezërit e tyre minoritarë grekë dhe luftuan bashkarisht edhe me partizanët italianë të batalionit “Mateoti”.

Rrallë gjen një rast tjetër ku vëllazërimit të partizanëve të tre kombësive të ndryshme: shqiptarë, grekë dhe italianë. Kjo dëshmon se antifashizmi është një ndjenjë universale, një vlerë dhe pasuri e të gjithë popujve.

Motra dhe vëllezër,

Ushtria Nacional-Çlirimtare dhe Lufta Nacional-Çlirimtare ishin nje uragan i fuqishëm, faktori vendimtar ekskluziv që siguroi fitoren mbi nazi-fashizmin dhe kolaboracionistët.

Sot, në 75 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga partizanët shqiptarë, Lufta Nacional-Çlirimtare shkëlqen më tepër se kurrë si një ndër stolitë më tëvyera të popullit shqiptar.

Lufta dhe vepra e Brigadës XIX është një ndër veprat më të bukura të popullit të kësaj krahine dhe të bashkëpunimit vëllazëror midis shqiptarëve e minoritarëve grekë.

Në miqësinë e hershme, në luftën e përbashkët për liri, në ndjenjat dhe vlerat antifashiste, në përpjekjet e përbashkëta për të ndërtuar mirëqenien dhe paqen, i ka rrënjët bashkëpunimi, marrëdhëniet, respekti, fqinjësia dhe miqësia midis midis dy popujve tanë në ditët e sotme.

Minoritarët grekë gëzojnë të njëjtat të drejta si vëllezërit e tyre shqiptarë dhe emigrantët shqiptarë jetojnë në Greqi si në shtëpinë e tyre. Të dy këto komunitete po shërbejnë si ura miqësie e fqinjësie midis vendeve tona.

Është detyra jonë, e parlamenteve dhe qeverive të të dy vendeve, të punojmë pa u lodhur për t’i shërbyer forcimit të kësaj miqësie.

Ne, politikanët dhe qeverisësit, duhet të mësojmë nga popujt tanë.

Nga ju, veteranë të nderuar, bija e bij të partizanëve shqiptarë e minoritarë, dhe pjestarë të familjeve të dëshmorëve.

Nga ju, populli i mençur dhe i papërtuar i kësaj krahine. 

Lavdi të përjetshme veprës së Brigadës XIXSulmuese heroike!

Respekt e mirënjohje të thellë partizanëve shqiptarë, grekë e italianë, familjeve të dëshmorëve, veteranëve e pasardhësve të tyre!

Nderim popullit të Bashkisë së Finiqit!”, shkruhet në letrën e përshëndetjes së Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, drejtuar ish partizanëve të Brigadës XIX.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!