Ruçi mesazh urimi për Festën Kombëtare të Zvicrës: Kohezioni social, tipar thelbësor i Zvicrës moderne e demokratike

Ruçi mesazh urimi për Festën Kombëtare të Zvicrës: Kohezioni social, tipar thelbësor i Zvicrës moderne e demokratike

Gramoz Ruci

1 gushti i këtij viti shënon 730-vjetorin e Kartës Federale dhe themelimit të Konfederatës së Zvicrës, e cila prej vitit 1899 është shpallur Festë Kombëtare e Konfederatës. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka përshëndetur sot me një mesazh urimi Festën Kombëtare të Zvicrës. Karta Federale, shkruan Ruçi është dokumenti më i hershëm kushtetues i Zvicrës,  faktor themelor i historisë dhe kulturës së këtij vendi, një simbol i unitetit dhe bashkimit të popullit zviceran kundër rreziqeve që shkaktojnë dhuna dhe padrejtësitë shoqërore. 

“1 gushti i këtij viti shënon 730-vjetorin e Kartës Federale dhe themelimit të Konfederatës së Zvicrës, e cila prej vitit 1899 është shpallur Festë Kombëtare e Konfederatës.  Me këtë rast përcjell urimet më të përzemërta për  popullin mik zviceran, Këshillin Kombëtar të Zvicrës dhe Presidentin e Këshillit, Andreas Aebi. Karta Federale është dokumenti më i hershëm kushtetues i Zvicrës,  faktor themelor i historisë dhe kulturës së këtij vendi, një simbol i unitetit dhe bashkimit të popullit zviceran kundër rreziqeve që shkaktojnë dhuna dhe padrejtësitë shoqërore.  Karta Federale dhe Konfederata e themeluar në bazë të saj janë pararendëset e Shtetit Federal demokratik të Zvicrës, themeluar më 1848.  Këto  tradita të konsoliduara kanë mbështetur e garantuar kohezionin social, si një ndër tiparet thelbësore të shtetformimit dhe zhvillimit  të Zvicrës moderne e demokratike.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, gjej rastin të nënvizoj  miqësinë dhe respektin e thellë për popullin zviceran dhe  kontributin e tij për paqen, historinë dhe kulturën  botërore. Zvicra është ndër donatorët dhe partnerët tregtar më të rëndësishëm të Shqipërisë. Midis dhjetra marrëveshjeve të nëshkruara midis të dy vendeve në fusha të tilla si tregtia, transportet, ekonomia, siguria, energjia, bujqësia, etj., dëshiroj të veçoj financimin prej Qeverisë së Zvicrës të programit për modernizimin e shërbimeve të Kuvendit të Shqipërisë, i cili është duke u zbatuar. Diaspora shqiptare, e cila jeton e punon në Zvicër është gjithashtu një urë miqësie e bashkëpunimi midis të dy vendeve tona”, shkruan në mesazhin e urimit Ruçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda