Ruçi takon ambasadorin e Izraelit, Gendler: Mirënjohje për kontributin e çmuar të ekspertëve izraelitë

Ruçi takon ambasadorin e Izraelit, Gendler: Mirënjohje për kontributin e çmuar të ekspertëve izraelitë


Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadorin e Shtetit te Izraelit, Noah Gal Gendler, me rastin e fillimit të detyrës së tij në Shqipëri.

Kryetari Ruçi, pasi uroi Ambasadorin Gendler për misionin e tij në Shqipëri, vuri në dukje se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Izraelit janë të shkëlqyera. Ato bazohen në një histori të gjatë miqësie, sakrificash dhe respekti reciprok midis të dy popujve tanë. Vizita dhe kontaktet e shpeshta midis personaliteteve të larta shtetërore po kontribojnë në fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh. Kryetari i Kuvendit vuri në dukje perspektivën e gjerë të bashkëpunimit midis të dy vendeve, në mjaft fusha si në bujqësi, hoteleri, turizëm etj. Kryetari Ruçi e falenderoi Ambasadorin Gendler për kontributin shumë të çmuar të ekspertëve izraelitë në verifikimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit dhe kërkoi që ndihma e Shtetit të Izraelit do të vazhdojë edhe për periudhën e rindërimit, me burime financiare dhe burime të tjera.

Ambasadori Noah Gal Gendler shprehu mirënjohjen për konsideratat e larta të popullit të autoriteteve të Shqipërisë për Shtetin dhe qytetarët e Izraelit dhe nënvizoi se sakrificat e shqiptarëve për hebrenjtë nuk do të harrohen kurrë. Ambasada në Tiuranë do të rrisë përpjekjet për shtimin e investimeve izraelite në Shqipëri, në fushat me interes të përbashkët. Gjithashtu, Ambasadori Gendler bëri me dije se Qeveria e Shtetit të Izraelit do të vazhdojë të kontribojë edhe në fazën e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti.


Lajmi kryesor:

MOBILIZIM/ Prefekti i Lezhës kthen për shqyrtim bonusin e qirave! Rama: Brenda 6-mujorit të parë të 2020 shumica e banorëve në shtëpi të reja


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Australi/ Bullizuesit e shkollave kanë kaluar online! Por a është zgjidhje ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç?

Australi/ Bullizuesit e shkollave kanë kaluar online! Por a është zgjidhje ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç?