Ruçi, uron kryeparlamentarin e Japonisë për Festën Kombëtare: Jeni ndër donatorët më të rëndësishëm për Shqipërinë

Ruçi, uron kryeparlamentarin e Japonisë për Festën Kombëtare: Jeni ndër  donatorët më të rëndësishëm për Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Tadamori Oshima

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Tadamori Oshima, me rastin e Festës Kombëtare.

Ruçi në letër shkruan se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Japonisë janë shumë të mira dhe se vitin që vjen marrëdhënia mes 2 vendeve mbush 1 shekull.

Kryetari i Kuvendit përmes letrës së tij ka shprehur edhe mirënjohjen lidhur me mbështetjen e Japonisë, pasi është një nga donatorët më të rëndësishëm për Shqipërinë.

“Me rastin e Festës Kombëtare, Ditës së Themelimit të Japonisë, Ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personale.  Kremtimi i kësaj date të shënuar të themelimit dhe historisë së kombit japonez është një rast për të ridëshmuar dashurinë dhe përkushtimin për kombin dhe të ardhmen e tij.

Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë janë shumë të mira dhe vitin që vjen marrëdhëniet tona dypalëshe mbushin një shekull.

Gjej rastin të shpreh mirënjohjen për ndihmën e dhënë gjatë këtyre viteve nga Japonia, e cila është një nga vendet donatore më të rëndësishëm për Shqipërinë, duke dhënë rreth 400 milion USD mbështetje financiare në formë grantesh, asistencë për bashkëpunim ekonomik, kredi të buta në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, mjedis, energjetikë etj. 15 marrëveshje janë nënshkruar mes dy vendeve, ndërkohë që disa të tjera janë në proces.

Dëshiroj, gjithashtu, të vlerësoj  rritjen e interesit gjeopolitik të Japonisë për rajonin, nëpërmjet Iniciativës së Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor, e cila krijon mundësi të reja bashkëpunimi me Shqipërinë dhe vendet e rajonit.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Arrestohet autori i ekzekutimit me plumb në kokë të biznesmenit të ndërtimit! Motivi? Konflikte pronësie

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Arrestohet autori i ekzekutimit me plumb në kokë të biznesmenit të ndërtimit! Motivi? Konflikte pronësie