Një tjetër parti politike është zyrtarizuar pasditen e sotme. Ajo është Partia Thurje. Lëvizja politike u prezantua nga deputetja e Rudina Hajdari dhe anëtarët e tjerë të "Thurjes". Ata kanë bërë një ftesë për bashkim ndaj çdo shqiptari që ndien për t'u shkëputur përfundimisht nga kjo klasë politike që ndodhet aktualisht.

Hajdari u shpreh se shqiptarët janë të pasur, por të vjedhur nga politika. Pas 30 vitesh sipas saj më në fund ka shpresë por ajo që duhet është bashkimi.

Drejtuesi i nismës "Thurje" Endri Shabani gjatë prezantimit të ideve të kësaj partia tha se çdo deputet kriminel duhet të zëvendësohet me pedagogë. Kjo është partia e tretë që krijohet javët e fundit pas partisë së Jozefina Topallit dhe Myslim Murrizi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:31
Shabani: Të largojmë nga parlamenti çdo kriminel që na qeveris

Drejtuesi i nismës "Thurje" Endri Shabani gjatë prezantimit të ideve të kësaj parie ka deklaruar se ka ardhur koha që sipas tij ti rikthejmë legjitimitetin parlmentit, duke larguar çdo kriminel që na qeveris për të zëvendësuar me pedagogë.

"Nuk i meritojmë këta që na kanë qeverisur. Çdo kriminel që qeveris sot në parlametnt ta zëvendësojmë me një pedagog të aftë. Që të kemi një parlament që është i mbushur me njerëz të lirë dhe të aftë. Duam ti rikthejmë legjitimitetin parlmentit. Se nuk jemi ne ata që mendojmë se Shqipëria nuk bëhet, ne mendojmë se Shqipëria bëhet nëse bëhen bashkë shqiptarët e ndershëm. Midis dy rrugëve sot kemi zgjedhur rrugën më të vështirë. Më mirë të hhumbasësh duke qenë në anën e drejtë të historisë sesa të shesësh shpirtin", tha Shabani.

Ora 18:30
Hajdari iu 'shtrin' dorën qytetarëve: Shqipëria është e pasur por e vjedhur! Na u bashkoni

Deputetja Rudina Hajdari dhe anëtarët e tjerë të "Thurjes" po bëjnë një prezantim të partisë dhe të të ideve të skuadrës. Ajo ka deklaruar se Shqiptarët janë të pasur por të vjedhur. Pas 30 vitesh sipas saj më në fund ka shpresë por ajo që duhet është bashkimi.

"Më në fund pas këtyre 30 viteve të gjata sot ka shpresë sepse shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Shqipëria sështë aspak një vend i varfër siç kanë dashur ta bëjnë gjatë këtyre viteve. A mund të themi se ne jemi një vend i varfër, kur ne krahasohemi me Norvegjinë. Ka dy bregdete për tu pasur zili. Ka fushën e naftës më të madhe, ka burime të stërmëdha të kromit më të lakmuara.

Jemi të pasur por të vjedhur, por shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Ata janë pasuruar dhe kanë avancur me jetën e tyre. Por Shqiptari ka mbetur në vend numëro. Shpresa është në këtë sallë sot.

Shpresa është te bashkimi unë sot.  Na duhet bashkimi, lajmi i mirë është se bashkimi ka nisur. Naj po iu shtrij dorën. Ka shpresë dhe shpresën nuk na e vjedhin dot", tha Hajdari.