Rudina Xhunga së shpejti nënë

Rudina Xhunga së shpejti nënë
Gazetarja e mirënjohur Rudina Xhunga do të bëhet nënë. Lajmi është konfimuar për THASH&THEM nga miq të ngushtë pranë gazetares.

Bëhet e ditur se Xhunga është rreth 3-muajshe shtatëzanë dhe ndihet mjaft e lumtur. Ende nuk dihet gjinia e fëmijës por çifti Xhunga-Hila, janë duke pritur me padurim fëmijën e tyre të parë.

Gazetarja e mirënjohur e emisionit “Shqip” në Top Channel, është lidhur në martesë rreth një viti më parë me diplomatin,ish-punonjësin e Ministrisë së Punëve të Jashtme e më pas analist për çështjet ndërkombëtare, Dritan Hilën.

Celebrimi i tyre ishte menduar si një ceremoni e thjeshtë, mirëpo miq të ngushtë të çiftit kishin organizuar një surprizë për t’a. Ne të THASH&THEM i urojmë gazetares një shtatëzani të qetë dhe një fëmijë të shëndetshëm.

(Su/Xh.k/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim