Presidenti Rus Vladimir Putin feston sot 62 vjetorin dhe e gjithë Rusia është aktivizuar në urimin e presidentit me këtë rast. Qyteti është shndërruar me një pamje festive, me imazhe të presidentit në bluza e objekte të tjera.

Pavarsisht presioneve të Perëndimit për përfshirjen e Rusisë në luftën në Ukrainën Lindore dhe aneksimin e Krimesë, banorët shprehen se ata e duan presidentin e tyre dhe se ai është një udhëheqës shumë i mirë, duke i dërguar atij urimet më të përzemërta.

Festimet nisën që një ditë më parë në vigjilje të ditëlindje së Putin kur shesho qëndror i Moskës, Sheshi i kuq, nisi shitjene  bluzave dhe protreteve të Putin.

rusi

Por rusët janë përkujdesur në detaje më të veçanta për të nderuar presidentin e tyre duke krijuar vidioklipe me fëmijë që këndojnë këngë uruese posaçërisht për ditëlindjen e Vladimir Putin.

Pavarsisht se Putin ka lajmëruar se do ta festojë ditëlindjen në Siberi, mjaft qytetarë pretendojnë se se ai do t’u bëjë një surprizë të gjithëve duke u shfaqur në mënyrë të papritur.

Vladimir Putin është politikani Rus më i famshëm dhe veprimet trimërore të tij ngjallin krenari ndër Rusët. Në këtë video Putin shfaqet si një shpirt aventurier duke përkëdhelur një tigër siberian, si adhurues i madh i tyre, shihet duke pozuar me një ari polar, duke ngarë një kalë dhe duke udhëhequr një grup nëpër Siberi.

Ai njihet si njeri që e do shumë natyrën dhe kafshët e si një person shumë i dashur gjatë udhëheqjes 15 vjeçare në krye të Rusisë, megjithëse shumë të tjerë e përçmojnë dhe ironizojnë në çdo rast.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)