RUSI – Moska dhe Kievi nënshkruajnë zgjatjen e marrëveshjes për gazin
MOSKË, 2 prill /ATSH-AFP/ – Moska dhe Kievi nënshkruan sot marrëveshjen që mundëson zgjatjen me tre muaj të livrimeve të gazit rus në Ukrainë, me një çmim të reduktuar, njoftuan sot operatorët e gjigantit rus Gazprom dhe ukrainas Naftogaz. Kontrata u nënshkrua me kushtet e ngjashme me ato të marrëveshjes së muajit tetor që përfundoi […]
/ATSH-AFP/ - Moska dhe Kievi nënshkruan sot marrëveshjen që mundëson zgjatjen me tre muaj të livrimeve të gazit rus në Ukrainë, me një çmim të reduktuar, njoftuan sot operatorët e gjigantit rus Gazprom dhe ukrainas Naftogaz.
Kontrata u nënshkrua me kushtet e ngjashme me ato të marrëveshjes së muajit tetor që përfundoi dje në mbrëmje, theksoi zyrtari i grupit publik rus, Alexei Miller, në një komunikatë.
"Çmimi real në tremujorin e dytë do të ulet (...) me 247,18 dollarë për 1 000 metra kub", theksoi ai, rreth dy herë më pak se ai i vendosur një vit më parë pas ardhjes në pushtet të properëndimorëve në Ukrainë, origjina e një konflikti të ri gazi mes dy vendeve.
Pas disa muajsh ndërprerjesh të furnizimeve, një marrëveshje e përkohshme u nënshkrua në muajin tetor duke parashikuar një reduktim prej 100 dollarësh nga mijëra metra kub, që i korrespondon anulimit të të drejtave doganore.
"Zgjatja e marrëveshjes për tre muaj i jep palëve një fat shtesë për të gjetur një zgjidhje afatgjatë", theksoi në një komunikatë drejtuesi i "Naftogaz" Andri Kobolev.
Kiev dhe Bashkimi Evropian kishin kërkuar që marrëveshja të zgjatet për një vit, por Gazprom kishte pranuar të hënën ta bënte këtë vetëm për tre muaj, ashtu si konfirmoi dje në mbrëmje presidenti rus, Vladimir Putin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
68.7%
-
Jo
27.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 1432
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Vëllai e denoncoi të humbur, 40-vjeçari gjendet pas pesë ditësh! Familja dhe Policia e dërgojnë për mjekim në Spitalin Psikiatrik
10 Janar, 15:59
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 15:59
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, sociologu: Edukata e rrugës po shkatërron personalitetin e fëmijëve tanë
10 Janar, 15:54
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Renditja/ Bylis merr tri pikë të arta, mposht 2-1 kryesuesit e Dinamos! Egnatia fiton 'in-extremis' kundër Laçit, sot Vllaznia - Tirana
10 Janar, 15:25
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Berisha porosi deputetëve: Takoni sa më shumë shqiptarë nga Diaspora me shpenzimet tuaja! Primaret? Do fillojnë shumë shpejt
10 Janar, 15:01