MOSKË, 14 mars /ATSH-AFP/ - Rusia e cilësoi sot "fiktive" rezolutën shumë kritike kundër Kremlinit të miratuar nga Parlamenti Evropian lidhur me vrasjen e opozitarit rus, Boris Nemtsov duke akuzuar deputetët evropianë se po dëmtojnë përpjekjet në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes Moskës dhe BE-së.
Parlamenti i Strasburgut, në rezolutën e miratuar sot, akuzoi Kremlinin se po çon Rusinë drejt një shteti të shënuar nga represioni, gjuha e urrejtjes dhe frika, ku bëhen të mundshme vrasjet si ajo e Boris Nemtsov, vrarë në qendër të Moskës më 27 shkurt.
Rezoluta kërkon një hetim ndërkombëtar mbi këtë vrasje politike, më e rënda në historinë ruse duke kritikuar gjithashtu Rusinë për mungesë bashkëpunimi përsa i përket hetimit ndërkombëtar për aksidentin e avionit MH17 të "Malaysia Airlines" në Ukrainë në korrik të vitin 2014.
"Kjo rezolutë është një përmbledhje absurde gënjeshtrash dhe interpetimesh të gabuara të dukshme", theksoi sot zëdhënësi i diplomacisë ruse, Alexandre Lukachevitch, në një komunikatë./
/ec/