MOSKË - Rusia ka përgatitur masa të reja ndaj vendeve perëndimore që e sanksionojnë duke parashikuar kryesisht masa në importimin e disa automjeteve apo të produkteve të industrisë së lehtë, njoftoi sot një këshilltar i Kremlinit.
"Ministria e Ekonomisë ka përgatitur, sipas njoftimeve që kam, listën e produkteve që do të preken nga këto masa të reja shtesë nga embargoja e vendosur mbi produktet ushqimore", deklaroi këshilltari, Andrei Belusov për agjencinë publike "Ria Novosti"
"Por shpresoj se mirëkuptimi do të fitojë terren dhe se ne nuk do të jemi të detyruar të miratojmë këto masa", vazhdoi ai.
I pyetur mbi produktet që mund të preken, ai citoi se "janë një seri produktesh jobujqësore për të cilat partnerët tanë, kryesisht evropianë, janë më të varuar nga Rusia sesa Rusia ndaj tyre"./ATSH/