MOSKË- Çeçeni Zaur Dadajev, një nga katër të dyshuarit për vrasjen e opozitarit të njohur rus, Boris Nemtsov, pranoi sot përfshirjen në vrasje, njoftoi gjykatësja Natalia Mushnikova, e cila konfirmoi arrestimin e tij që më 28 shkurt.

Ajo konfirmoi edhe arrestimin e Anzor Gubashevit, ekzekutuesi i dyshuar i Nemtsovit.

Dy të dyshuar të tjerë u arrestuan nga policia ruse për vrasjen e opozitarit, Boris Nemtsov.

Kjo e çoi në pesë numrin e personave të dyshuar për vrasjen e një prej liderëve kryesorë të opozitës ruse, i vrarë më 27 shkurt pranë Kremlinit.

Albert Barahojev, sekretar i Këshillit të Sigurisë në republikën ruse të Ingushetisë, pranë Çeçenisë, deklaroi se policia ingushete kishte arrestuar dy persona lidhur me ngjarjen.

Një prej tyre është vëllai i Anzor Gubaçevit, arrestimi i të cilit së bashku me Zaur Dadajevin u njoftua nga Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB)./ a.jor.