"Ky karvan i dytë humanitar ka livruar dy mijë ton ndihma në Dombas", rajon industrial ukrainas ku separatistët e kanë shndërruar në bastionin e tyre, sipas të njëjtit televizion.
"Ushqime, ilaçe dhe veshje të ngrohta janë dërguar krysisht me këto ndihma në Lugansk, një qytet i rëndësishëm i Dobasit, dhe një nga zonat më të goditura nga konflikti i armatosur mes Kievit dhe rebelëve", theksoi televizioni rus.
Deri tani janë shkarkuar 72 kamionë dhe janë duke u kthyer në rusi. Ndërkohë që në muajin gusht në Ukrainë ishte dërguar një karvan me rreth 300 kamionë me ndihma humanitare nga Rusia.
