/ATSH-AFP/ - Të paktën 54 marinarë vdiqën dhe 15 u zhdukën pas mbytjes së një anijeje peshkimi dje në mbrëmje në detin Okhotsk, në brigjet e Lindjes së Largme ruse.
"Aktualisht kemi gjetur trupat e 54 viktimave. Gjashtëdhjetë e tre anëtarët e tjerë të ekuipazhit u shpëtuan", tha shefi i administratës lokale për agjencinë ruse të lajmeve Interfax.
"Të paktën 15 marinarë nuk janë gjetur ende", shtoi ai.
Anija "Dalni Vostok" u mbyt në brigjet e Kamçatkas dhe 250 kilometra në jug të qytetit të Magadan, vendbanimi kryesor i këtij rajoni me popullsi të paktë në Lindjen e Largme ruse.
Në këtë anije gjendeshin marinarë edhe nga Birmania, Lituania, Ukraina dhe Vanuatu./
/Shqiptarja.com