Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland kërkoi sot progrese konkrete në aplikimin e planit të paqes për Ukrainën ku një konflikt i armator ka përballur Kievin me separatistët prorusë.
Palët përgjegjëse për zbatimin e armëpushimit në Ukrainë duhet të fillojnë realisht me aplikimin përsa i përket sigurisë, si dhe aspektit ekonomik, politik dhe humanitar të marrëveshjes për paqe Minsk-2, deklaroi për gazetarët Nuland, gjatë një vizite në Moskë.
"Ne kemi folur për masa konkrete", theksoi ajo në përfundim të një takimi me zyrtarët e lartë të diplomacisë ruse, që u përqendruan kryesisht mbi Ukrainën.
Nga ana e tij, një zëvendësminitër rus i Punëve të Jashtme, Grigori Karassine, i cili u takua me Nuland për krizën ukrainase, kërkoi fillimin e një dialogu real mes Kievit dhe separatistëve prorusë me qëllim për të zgjidhur përfundimisht konfliktin.
"Një marrëveshje u arrit për vazhdimin e kontakteve ruso-amerikabe për çështjen e Ukrainës", theksoi ministria ruse e Punëve të Jashtme në një komunikatë./
/atsh/
/Shqiptarja.com