Rusia nis të depërtojë në arenën ndërkombëtare, kundërshton SHBA! Fillon bisedimet me Afganistanin

Rusia nis të depërtojë në arenën ndërkombëtare, kundërshton SHBA! Fillon bisedimet me Afganistanin

Bisedimet e para për situatën e Afganistanit në arenën ndërkombëtare u iniciuan nga Rusia pak ditë më parë. Bisedimet e Rusisë për Afganistani  do të përfshinin edhe shtete të tjera me influencë si Kina dhe nga vende me më pak impakt si Pakistani.

Ky njoftim i udhëhequr nga Rusia nuk u mirëprit nga SHBA e cila e cilësoi këtë vendim si ‘konstruktiv’.

"Ne mezi presim që të angazhohemi në atë forum në të ardhmen, por nuk jemi në gjendje të marrim pjesë këtë javë," u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

I dërguari rus Zamir Kabulov njoftoi të premten bisedimet me katër vende në Moskë, duke thënë se ato do të synojnë të "përpunojnë një qëndrim të përbashkët mbi ndryshimin e situatës në Afganistan".

Rusia, Kina dhe Pakistani kanë qenë ndër vendet më aktive në përfshirjen e talebanëve që kur islamikët morën Afganistanin në gusht gjatë tërheqjes së Shteteve të Bashkuara pas 20 vitesh luftë.

SHBA ka inkurajuar kombet që të mos njohin qeverinë talebane, duke shpresuar për ndikim në çështjet kryesore shqetësuese, përfshirë të drejtat e grave dhe vajzave.

Megjithatë njoftimi i SHBA nuk dha një arsye të mirëfilltë në mos pranimin e njohjes së shteteve të mëdha për Afganistanin. 

Bisedimet vijnë në mes të një mosmarrëveshjeje në rritje mbi numrin e diplomatëve që SHBA lejohen të akreditojnë në Moskë, megjithëse Presidentët Joe Biden dhe Vladimir Putin në një samit të qershorit ranë dakord të kërkojnë bashkëpunim aty ku është e mundur në fusha të tjera.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri