Ministri rus i Energjisë, Alexandre Novak siguroi sot Sllovakinë se Rusia do të vazhdojë të livrojë gaz drejt këtij vendi të Evropës, pasi një rënie e livrimeve ishte njoftuar në muajin shtator.

"Pala ruse do të vazhdojë të përmbushë plotësisht angazhimet ndërkombëtare përsa i përket livrimeve të gazit drejt Evropës duke përfshirë dhe Sllovakinë", deklaroi Novak, cituar në një komunikatë të Ministrisë së Energjisë, gjatë një takimi në Moskë me ministrin sllovak të Ekonomisë, Pavol Pavlis.

"Ne mbështetemi në një partneritet të përbashkët të dobishëm dhe afatgjatë me Sllovakinë", nënvizoi Novak.

Shpërndarësi sllovak i gazit SPP kishte përmendur që prej fillimit të muajit shtator një rënie me rreth 10 për qind të livrimeve të gazit rus ashtu si dhe operatori PGNiG, i cili kishte konfirmuar se merrte vetëm 55 për qind të gazit të komanduar.

Këto akuza u refuzuan nga gjiganti rus i gazit "Gazprom".

Drejtuesi i "Gazprom"-it, Aleksei Miller theksoi se livrimet e volumeve shtesë të gazit të kërkuar nga Evropa, veçanërisht nga Sllovakia, ishi nulur, por që të gjitha livrimet e parashikuara nga kontratat mbeten të pandryshuara.

ATSH