Paratë e sekuestruara nga prokurori Ardian Braho për të cilat u kërkuan 18 mijë euro ryshfet për t’u zhbllokuara në favor të biznesmenit të ndërtimit rezultojnë të kenë ardhur nga Franca.

Repor Tv zbardh detajet e transaksionit ku rezulton se në Gusht të 2014 në llogarinë e biznesmenit G.M me origjinë nga Dibra dhe ndërtues në Itali kanë ardhur 150 mijë euro.

Sapo paratë kanë mbërritur në Shqipëri, Drejtoria e Pastrimit të Parave kanë dyshuar se bëhet fjalë për pastrim parash dhe kanë nxjerrë menjëherë një urdhër sekuestro preventive.

Ky urdhër i është referuar prokurorisë së Tiranës e cila ka nisur hetimet, hetime të cilat kanë zgjatur për disa kohë.

Por ajo çka ka ndodhur në Prokurori rezulton se në favor të biznesmenit G.M llogaria është lënë e lirë dhe materialet e referuara i janë kthyer sërish pas policisë së Tiranës.

Por si nis e gjithë historia? Denoncuesit i kanë transferuar me bankë nga jashtë shtetit drejt Shqipërisë 120 mijë euro. Pas një indicie nga Krimi Ekonomik kjo shumë iu bllokua. Dhe për të marrë atë që i takonte, pasi me dokumente ai kishte vërtetuar se ishin “para të pastra”, iu desh të paguante plot 18 mijë euro për prokurorin.

Shuma e bllokuar po hetohej pikërisht nga Prokurori Braho dhe ky i fundit, sipas asaj që kuptohet nga video, ka kërkuar 18 mijë euro për të hequr bllokimin e transfertës. 

Po sipas videos në fjalë, të transmetuar në emisionin investigativ, Braho, i merr lekët nëpërmjet oficerit të policisë gjyqësore, Fatos Lushi. 

Ryshfeti
Rasti flagrant i korrupsionit është zbuluar pas një video të publikuar nga emisioni investigativ "Stop", ku prokurori Ardian Braho, përmes Oficerit të Policisë Gjyqësore, Fatos Lushi, merr shumën e 18 mijë euro, për të hequr urdhrin e bllokimit të një transferte bankare në shumën 150 mijë euro.

Denoncuesit i kanë transferuar me bankë nga jashtë shtetit drejt Shqipërisë 150 mijë euro. Pas një indicie nga Krimi Ekonomik kjo shumë iu bllokua. Dhe për të marrë atë që i takonte, pasi me dokumente ai kishte vërtetuar se ishin “para të pastra”, iu desh të paguante plot 18 mijë euro për prokurorin.

Shuma e bllokuar po hetohej pikërisht nga Prokurori Braho dhe ky i fundit, sipas asaj që kuptohet nga video, ka kërkuar 18 mijë euro për të hequr bllokimin e transfertës. 

Po sipas videos në fjalë, të transmetuar në emisionin investigativ, Braho, i merr lekët nëpërmjet oficerit të policisë gjyqësore, Fatos Lushi. 

Pezullohet prokurori, ne kerkim oficeri gjyqesor
Menjehere pas ngjarjes, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ardian Braho, që kishte nën hetim një rast, për të cilin oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatos Lushi, shfaqet në pamje televizive duke marrë shumën prej 18 000 eurove nga një qytetar që kishte një çështje në hetim pranë Prokurorisë së Tiranës.
U shpall në kërkim, oficeri i Policisë Gjyqësore i cili edhe mori paratë e korrupsionit, Fatos Lushi. 

(d.b/Shqiptarja.com)