Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi përmes një deklarate për mediat se ka nisur menjeherë hetimin për veprën penale të korrupsionit pasiv të “gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në vijim të pamjeve të transmetuara në emisionin investigativ “Stop” mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Sipas njoftimit, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ardian Braho, që kishte nën hetim një rast, për të cilin oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatos Lushi, shfaqet në pamje televizive duke marrë shumën prej 18 000 eurove nga një qytetar që kishte një çështje në hetim pranë Prokurorisë së Tiranës.
Në kërkim eshte shpallur, oficeri i Policisë Gjyqësore Fatos Lushi i cili edhe mori paratë e korrupsioni.
Burime për Shqiptarja.com thanë se janë thërritur për të dhënë dëshminë e tyre në Drejtorinë e Policisë, Oficerët e Policisë Gjyqësore që kanë referuar rastin e transfertës së 180 mijë eurove, në Prokurorinë e Tiranës.
Prokurori Ardian Braho mori 18 mijë euro për të hequr bllokimin e një tranferte bankare në vlerën 120 mijë euro. Shuma në fjalë ishte bllokuar me pretendimin se ishin para të pista.

(Prokurori i Tiranës Ardian Braho)

(Oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatos Lushi)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO