S'kanë qenë gjithmonë ‘princesha’
ja ç’bënin më parë vajzat me fat

S'kanë qenë gjithmonë ‘princesha’<br />ja ç’bënin më parë vajzat me fat<br>
Për të gjithë ne, Kate u bë e njohur fill pas lajmit se ajo do të fejohej me Princin William, fejesë që u finalizua në prill 2011, në dasmën e madhe. Kate na është servirur përherë si dukesha e Cambrige-s, si nënë, si bashkëshortja e William-it por normalisht, përpara kësaj, Kate kishte një jetë të sajën, krejt të ndryshme!

Kate Middleton është fëmija e parë. Prindërit e saj u njohën teksa punonin në “British Airëays”, nëna e së cilës në atë kohë ishte stuardjesë. Në mars të 2002-it, Princi Ëilliam pagoi 200 paund për t’u ulur në vendin e parë dhe për të parë shoqen e tij të klasës, Kate-in teksa sfilonte për hir të një shfaqjeje bamirësie.

Gjejeni cfarë: Ata të dy u panë më vonë teksa putheshin. Romanca nisi! Në 2005-ën Kate u diplomua për histori arti dhe nisi punën në një dyqan aksesorësh. Në 2007-ën çifti pësoi një shkëputje të vogël por aq e pati, 3 muaj dhe ja ku u rikthyen sërish për të mos u ndarë kurrë.

Në 2007-ën Kate e la punën dhe nisi një tjetër: fillimisht si fotografe, pastaj dizenjatore ëebi dhe më pas si menaxhere e kompanisë së prindërve të saj. Ndonëse sot dukeshë, më parë Kate ka qenë si të gjitha ne: xhiro me biçiklete, alkool dhe party pafund.

Nga ana tjetër, po ashtu, kujt ia priste mendja se Meghan Markle do të mund t’i bashkohej familjes mbretërore. Meghan u diplomua për aktrim dhe marrëdhënie ndërkombëtare dhe ia nisi menjëherë karrierës. Fillimisht me role të vogla më pas pjesë e “Suits”. 

Meghan është mjaft e angazhuar në kauzat sociale, veçanërisht në edukimin dhe emancipimin e gruas. Ja ku një aktore dhe ambasadore e Kombeve të Bashkuara sapo iu bashkua pallatit të mbretëreshës! Ajo dhe princ Harry pritet të martohen vitin e ardhshëm si dhe kanë në planet e tyre të bëhen me fëmijë./Marrë nga Anabel

[gallery]24920[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool