S'keni plane emergjente/Debati në 
Bashkinë e Shkodrës Ademi-Prençi

Mbledhja e Shtabit të Emergjencave në Shkoder ka prodhuar debate të ashpra mes Kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe drejtorit të përgjithshëm të Emergjencave Civile Shemsi Prençi.

Kryebashkiakja e Shkodrës është shfaqur tejet e revoltuar para qetësisë olimpike të Prençit.

Ajo quajti te gënjeshtra dhe budallallëqe thëniet e qeveritarëve lidhur me shkakun e situatës duke thënë se ka vetëm një shpjegim, shkarkimet nga Hec-et.

Ndërsa Shemsi Prençi nuk ka pranuar për asnjë moment të shpallet gjendja e emergjencës.

Ademi: Unë u bënë 10 ditë që iki në orën 4 të mëngjersitnë shpi dhe kam te gjithë administatorë ku mbrëmë kam pas raportimin e funfit ne orën 3 e 30 të mengjesit, dhe a mudesh me më thanë se ku do jetë vlerësimi i përmbytjeve në kaskadën e drinit

Prençi: Ti sna the asnjë gje se cfarë të ka raportu sektori i emergjencës

Ademi: Unë?,

Prençi: I juaji i juai dhe jo i Pëllumbit, i Bashkisë?

Mos u ço në këmbë?

Ademi: Lexoje dhe hap sytë

Ky është një informacion që lexoj Pëllumbi dhe a mund të na tregosh se nga kush e keni marrë ju lutem, kush e ka dërgu? Nga Bashkia?

Ademi: Sektori i Emergjencave në këtë bashki funksionon

Prefekti: Funksionon!

Ademi: Edhe pse nuk kemi para dhe pse nuk kemi kapacitet,ne jemi të parët që e kemi bërë në Shqipëri se jemi të gjithë në punë duke fillu nga kryetarja e bashkisë edhe tu mbaru tek i fundit.

Prefekti: Janë këto forca të armatosura që po ta bëjnë këtë punë ty, është kjo polici që po ti rregullon këto gjera ty, është kjo qeveri që po ti sjell të gjitha këto gjera në krye të detyrës.

Ademi: Bashkia Shkodër nuk ka mundësi financiare që të zhdëmtojë të gjithë dëmin ekonomik ,mendor, psikologjik të dëmtuar nga kaskada e drinit. Kjo është ajo që po kërkoj unë

Prefekti:Ok shumë mirë

Ademi: Ju po merreni a po funksionon sektori, po është turp!

Është turp!

Prençi: Bashkia Shkodër nuk e ka sjell planin e emergjencve civile? Ku e ke planin e emergjenacave të menaxhimit

Prençi: Po ua them se situata  në shkodër nuk është  kërcënuesë, mos provoko njerëz kot, mos përhap panik kot, por ju skeni plan emergjent?

Ademi: Neve sna del koha me pi një kafe as ujin e mgjesit

Prençi: S'keni organikë në planin emergjncave civile

Ademi:  Nëse nuk jam në rregull më vendos gjobë

a.m/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv