S'pagoi taksat 4 vite, Shkëlzeni
rrezikon të procedohet penalishtLigji/Shkëlzen Berisha rrezikon dënim me gjobë

S'pagoi taksat 4 vite, Shkëlzeni<br />rrezikon të procedohet penalishtLigji/Shkëlzen Berisha rrezikon dënim me gjobë
Shkëlzen Berisha nuk ka paguar taksat nga viti 2007 deri në vitin 2011 për cilat rrezikon të procedohet penalisht. 

Të dhënat konfirmohen nga burime të Shqiptarja.com pranë komisionit hetimor për CEZ, të cilët thanë se në deklaratën Tatimore, djali i ish-kryeministrit nuk ka paguar asnjë detyrim për pasurinë e tij. 

Komisioni hetimor për CEZ po vlerëson dokumente shtesë dhe pritet që të kallëzojë penalisht Shkëlzen Berishën për evazion fiskal. 

Shkëlzen Berisha ka deklaruar se të ardhurat i ka siguruar nga aktiviteti në fushën e ndërmjetësimit.

Shtoi 600 mijë euro pasuri në dy vite
Në vitin 2009 dhe 2010 ai rezulton të ketë shtuar pasurinë e tij në dy vite me plot 600 mijë euro, por nuk ka paguar asnjë taksë. 

Vetëm gjatë vitit 2009, Shkëlzeni ka shtuar 300 mijë euro në llogarinë e tij bankare. 

Shtesa e daklaruar në pasurinë e Shkëlzen Berishës është bërë në të njëjtin vit kur OSSH privatizohej te çekët e CEZ, privatizim i cili është në hetim parlamentar aktualisht. Hetim për të cilin është thërritur për të dëshmuar edhe djali i ish-kryeministrit, i cili sipas të dhënave të siguruara deri tani, ka qenë negociator së bashku me sekserin Nuel Kalaj. 

Ky i fundit ka kryer transaksione bankare në vlerën e 7 milionë euro brenda ditës, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës.  

Edhe në vitin 2010, Shkëlzen Berisha ka deklaruar shtesë në pasurinë e tij, por te Tatimet sërish nuk ka paguar asgjë.

Gjatë këtij viti, ai ka shtuar në llogarinë e tij 280 mijë euro të ardhura nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme si dhe 3 632 528 lekë si konsulent juridik.

Pra, në dy vite pasuria e Shkëlzen Berishës është shtuar me rreth 600 mijë euro, për të cilat nuk janë paguar tatimet. Kjo bën që djali i ish-kryeministrit të jetë pranë një kallëzimi penal për evazion fiskal. 

Shkëlzeni shtoi pasurinë në 2009 dhe 2010
Referuar deklaratës së pasurisë dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, gjatë vitit 2009, vit që përkon me transaksionet dyshimta të shtetasit Nuel Kalaj, Shkëlzen Berisha deklaron se ka fituar 308.599 euro.

I biri i ish-kryeministrit thotë se paratë e deklaruara burojnë nga aktiviteti i tij privat në fushën e pasurive të paluajtshme, por edhe nga konsulenca e tij ligjore. Po ashtu, një vit më vonë, pra në vitin 2010, Shkëlzen Berisha, ka deklaruar një shtesë prej 130 mijë eurosh në llogarinë e tij rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë.

Po gjatë vitit 2010, Shkëlzeni ka deklaruar edhe 150 000 euro të ardhura nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme si dhe 3 632 528 lekë si konsulent juridik. Pra, qindra mijëra euro në vit, vilat dhe apartamentet, i biri i ish-kryeministrit ua atribuon aftësive të tij si jurist.

Ndërkaq, një e-mail ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, drejtuar nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, flet për lidhje mes Shkëlzen Berishës dhe shtetasit kosovar, Nuel Kalaj. Si Shkëlzeni, ashtu edhe Kalaj, kanë mohuar që të kanë lidhje dhe njohje me njëri-tjetrin, por dokumentet konfirmojnë të kundërtën.  

tatim paguesi shkelzen berisha
(Deklarata Tatimore, Sh.Berisha s'ka paguar asnjë taksë në 2009 dhe 2010)

Ligji per procedurat tatimore/Çfarë rrezikon Shkëlzen Berisha

Neni 116 

Evazioni tatimor 


1.    Fshehja apo shmangia nga pagimi i detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara apo deklaratave ose informacioneve të rreme, që çojnë në përllogaritjen e pasaktë të shumës së tatimit, taksës apo kontributit, përbën evazion tatimor dhe dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të diferencës së shumës së përllogaritur nga ajo që duhet të ishte në fakt.

Neni 131 

Veprat penale 

1. Personi, i cili, për çdo tatim të vendosur nga një ligj tatimor, kryen ndonjërën nga veprat që vijojnë, dënohet në përputhje me Kodin Penal kur: 
a) me dashje përpiqet të kryejë evazion tatimor; 
a/1) kryen evazion tatimor siç parashikohet në pikën 2, të nenit 116, të këtij ligji. me dashje nuk mbledh tatimin ose nuk e paguan atë në buxhet;
 b) me dashje nuk mbledh detyrimin tatimor dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ose nuk i paguan ato në buxhet. 
b) me dashje fsheh ose shkatërron libra dhe regjistrime, dokumente, deklarata apo informacion tjetër të rëndësishëm për detyrimin tatimor;
c) me dashje dorëzon dokumente, deklarata tatimore ose informacion të falsifikuar; 
ç) me dashje nuk i bindet një kërkese me shkrim për t’u paraqitur në organet tatimore; 
dh) me dashje ndërhyn në vlerësimin ose mbledhjen e tatimit; 
d) kërcënon ose kryen shkelje ndaj një zyrtari tatimor; 
ë) në bashkëpunim me një zyrtar tatimor, paguan ose pranon ryshfete; 
e) i ofron ryshfet një zyrtari tatimor; 
f) me dashje jep informacion tatimor në mënyrë të paautorizuar me ligj ose rregullore. 

2.    Administrata tatimore bën kallëzim penal në prokurori për çdo shkelje të parashikuar në pikën 1 të këtij neni. 

Pasuria e Shkëlzen Berishës ndër vite
 

Pasuria për vitin 2015
Të ardhura nga Konsulenca Juridike 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga punësimi 759 789 lekë.
Të ardhura nga ndërmjetësimi 210 000 euro.
Të ardhura nga qiratë 47 956 euro.
Pakësuar një llogari me 156 euro.
Shtuar një llogari bankare me 6 408 euro.
Shtuar llogari 996 400 lekë.
Pakësuar një llogari në euro me 8 308 euro.
Llogari e re me 96 574 euro.
Shlyer 29 154 euro detyrim kredi për blerje apartamenti, mbetur 254 005 euro.
Shlyer 12 912 euro kredi blerje makine.
Detyrim ndaj personi të tretë vlera 18 000 euro.
 
Pasuria për vitin 2014
Të ardhura nga rroga nga "Albanian Legal Company", 1 266 628 lekë.
Të ardhura nga dividenti nga "Albanian Legal Company", 954 068 lekë.
Të ardhura nga qiraja, 50 350euro.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me - 17 673 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me - 46 932,75 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me - 156 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, shtuar me 1 621 719 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me - 1 279,66 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Suedi, shtuar me 7 300 korona suedeze.
Kredi bankare 277 200 euro.
Detyrim huaje 34 222 euro.
 
Pasuria për vitin 2013
Blerje apartamenti me sip. 198 m2 dhe parkingu në ETC, 346 500 euro.
Të ardhura nga konsulenca ligjore 4 520 814 lekë.
Të ardhura nga dhënia e apartamentit te ETC me qira, 31 964 euro.
Marrje kredie me vlerë 277 200 euro për blerje apartamenti.
Pagesë detyrimi me vlerë 2 796 euro për kredi.
Pagesë detyrimi me vlerë 9 673 euro për kredi për blerje automjeti.
Pagesë qiraje për zyrat në Lundër 4 800 euro.
 
Pasuria për vitin 2012
Të ardhura nga aktiviteti në fushën e konsulencës ligjore 5 668 384 lekë.
Kredie 55 000 euro për blerje automjeti.
Blerje automjeti me vlerë 85 000 euro.
Pagesë detyrimi 3 228 euro për kredi bankare për blerje automjeti.
Pagesë detyrimi 12 000 euro për marrje me qira të një banese në Farkë.
 
Pasuria për 2011
Llogari rrjedhëse në Bankën Credins, pakësuar me 368 lekë.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 23 652. 68 euro.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 360 lekë.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 2 067. 91 euro.
Llogari rrjedhëse në bakën SEB, pakësuar me 5 145 13 SEK.
Të ardhura si konsulent juridik 1 842 680 lekë.
Kontratë qiraje të një banese në adresën Vila B9, Kompleksi Garden Vila, Fshati Lundër, Komuna Farkë, 12 000 euro.
 
Pasuria për vitin 2010
Shtuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 130 203 euro.
Të ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme 150 000 euro.
Pakësuar  llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank – 3 600 lekë.
Shtuar llogaria rrjedhëse në bakën SEB, Suedi + 23 802 SEK.
Llogari në Bankën Credins 462 371.
Të ardhura si konsulent juridik 3 632 528 lekë.
 
Pasuria për vitin 2009
Të ardhura nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme 308.599 euro.
Makinë 18 mijë euro.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg