Në ish Evropën Lindore, në fund të viteve ‘89-’90: Revolucioni në Çekosllovaki - revolucion xhentil, i kadifejtë . Në Ukrainë - revolucion i portokallinjtë
Në Rumani - flakë (si e kashtës) Në Shqipëri - (fatale) revolucion i negociuar…Ish presidenti çek Havel: “Më të këqinj se komunistët, janë ish-komunistët e shndërruar në antikomunistë”.
Para 2-3 vitesh, një senator i të Djathtës italiane, on Oreste Tofani, i ftuar nga Balli Kombëtar Demokrat, mbajti në Hotel Tirana International një leksion tepër interesant mbi dekomunistizimin e shoqërive paskomuniste në vendet e ish-Lindjes evropiane. Duke i trajtuar me emërues të përbashkët të gjitha vendet ish-komuniste të kontinentit të vjetër, me shumë sukses, senatori i njohur antikomunist u ndal në realitetin e veçantë shqiptar, duke qenë i mirëinformuar për zhvillimet politike të Shqipërisë së pas vitit 1990.
Pas aktivitetit, gjatë një bisede të lirë me politikanin-mik italian, e pata pyetur: “Nëse deri tani, në gati 20 vite qeverisje paskomuniste, periudhë gjatë së cilës kanë qeverisur në kohë të barabarta dy partitë, PD-ja e Djathtë dhe PS-ja e Majtë dhe, ende nuk është realizuar dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare, a ka një fajtor nga këto të dyja?" Pa u menduar gjatë, senatori Tofani, qe përgjigjur se, fajtori duhet kërkuar te forca politike e së Djathtës, pasi e Majta, vazhduese drejtvizore e ish-Partisë shtet, që, përmes një diktature të egër qeverisi Shqipërinë për mëse katër dhjetëvjeçarë, do të ishte më e interesuar për t'i shpëtuar gjykimit juridik të së kaluarës komuniste e për të fshehur krimet e shumta gjatë asaj periudhe.
Dhe vërtetë, të gjithë shqiptarët tashmë e dinë mirë këtë gjë. Ata kanë dashur e pritur që, ky "hesap" të mbyllej njëherë e mirë, përfundimisht e juridikisht, në mënyrë transparente dhe, jo të përdorej (më mirë shpërdorej) politikisht nga dy partitë që kanë dominuar jetën e vendit në këto 22 vite. Nuk do të doja të zgjatem në këtë temë të njohur e të trajtuar shumë herë, por do të mjaftohesha vetëm duke kujtuar lojën e turpshme që të dy partitë e vjetra, kanë bërë me dosjet e ish-Sigurimit famëkeq dhe bashkëpunëtorët e tij dhe të zbulimeve të huaja, që për fatkeqësinë tonë ende ndodhen në Parlament, Qeveri e institucione të rëndësishme të shtetit shqiptar.
Edhe një fakt: Në këto dy dhjetëvjeçarët e demokracisë, ende të pakonsoliduar, nuk dimë të ketë ndodhur ndonjë krim, apo vepër penale me qëllim hakmarrjeje ndaj ish-udhëheqësve të lartë të PPSH-së, apo ndaj shumë kriminelëve përgjegjës për dënimin e masakrimin e mijëra shqiptarëve e shkatërrimin e sa e sa familjeve gjatë periudhës diktatoriale dhe të shndërruar tashmë në deputetë, ministra e ish dhe bisnesmenë multi milionerë. Madje, nuk paska ndodhur as në ndonjë rast si ai që tregon i biri i Vasil Katit, një ish-zyrtar i lartë i rregjimit Hoxhist, edhe pse ia paska lënë amanet i jati qysh më 1991...(të vriste ish-hetuesin e tij kriminel).
E nënvizova më lart termin juridikisht, pasi të gjithë shqiptarët, të përndjekur politikë e jo, kërkuan e pritën (sidomos gjatë qeverisjeve të PD-së) gjykimin ligjor e vënien para drejtësisë të përgjegjësve të njohur të tragjedisë kombëtare shqiptare. Por një gjë e tillë jo vetëm nuk ndodhi, por tallja me një popull tepër të shtypur nga rregjimi kriminal komunist, ka arritur disa herë kulme tragji-komike, si në Parlament kur kemi dëgjuar sa herë thirrje ndërmjet spiunësh me pseudonimet e ish-Sigurimit.
Apo, edhe kur psh, kryetarja e institucionit më të lartë të shtetit, e përfolur dhe e thirrur shumë herë me një pseudonim, "dizenjatore", që për më tepër vjen nga familje ish-të përndjekurish politikë, jo vetëm nuk ka marrë apo lejuar iniciativa për hapjen e dosjeve famëkeqe, por edhe nuk e ka përgënjeshtruar zyrtarisht dhe përmes bërjes publike e transparente të dosjes së saj. Dhe për më keq akoma, kur me iniciativë të Stalinistit të fundit në Evropë, ish-sekretarit të devotshëm të PPSH-së, gjoja në kuadrin e luftës e demaskimit të periudhës, kur ai vetë militonte në radhët e para të diktaturës së proletariat it, u krijua edhe Instituti i Studimit të krimeve të komunizmit, paraleli i famëkeqit të Marksizëm-Leninizmit, i Nexhmie Hoxhës dhe, për të cilin ende nuk dimë se çfar bën e ka botuar…
Ashtu si në aspekte të tjera të jetës politiko-shoqërore, si në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar etj., ku vendi ynë klasifikohet i fundit në Evropë, edhe në drejtim të dekomunistizimit të shoqërisë dhe mbylljes përfundimtare e gjykimit juridiko-moral të periudhës diktatoriale, përmes hapjes së dosjeve dhe bërjes së transparencës totale, Shqipëria mbetet vendi i vetëm e i fundit që nuk e ka bërë akoma. Dhe pse…?
Le t'i kthehemi për pak konsideratave të vëna në krye të shkrimit si nëntituj dhe le të themi nga dy fjalë për dy prej tyre.
Ish presidenti i parë pas komunizmit në Çekosllovaki e më pas në Çeki, disidenti Vaslav Havel, pasi kishte lënë jetën politike, pati shkruar se, kur u bë kalimi paqësor nga komunizmi në democraci, në vendin e tij nuk qe thyer asnjë xham etj, dhe për këtë shumë studiues të politikës ndërkombëtare e patën pagëzuar "revolucionin" çek, "xhentil e të kadifejtë" dhe të gjithë qenë ndjerë të lumtur e përkëdhelur nga konsideratat e perëndimorëve. Ndërsa tani, pati thënë disidenti ish-president, pak kaq vitesh, kur kthej kokën pas dhe shoh se sa probleme lamë hapur pa e mbyllur e gjykuar juridikisht të kaluarën komuniste dhe, për më tepër, kur shoh mjaft ish-komunistë e shërbëtorë të asaj periudhe të ricikluar në antikomunistë e demokratë, që na qendrojnë si shkopinj nën rrotat e demokracisë, më djegin veshët nga turpi… Eshtë gjithashtu proverbiale edhe thënia e tij: "Më të këqinj se komunistët, janë ish-komunistët e shndërruar në antikomunistë". Komentet do të ishin të tepërta…
Ndërsa për "revolucionin" tonë demokratik, politologë perëndimorë janë shprehur dhe e kanë mbiquajtur… "revolucion të negociuar", pra në tryezë… Ky pagëzim fatal për ne shqiptarët e kishte bazën (të vërtetën) në fillimet e ngjarjeve të dhjetorit të famshëm të '90-tës e më pas, kur studentëve idealistë e antikomunistë iu rrëmbye stafeta dhe në tryezë, regjizori Alia, "ideatori e promotori i zhvillimenve demokratike" (siç e ka quajtur Sali Berisha në qytetin Studenti, ku është fishkëllyer), bëri atë që me të drejtë është cilësuar "revolucion i negociuar".
Me Katovicën famëkeqe përpara si partiturë, krimineli Alia, u ndau rolet udhëheqësve të partive të ardhshme opozitare (pjella të PPSH-së) për të siguruar jo vetëm shpëtimin e vetes dhe të të përlyerve të periudhës diktatoriale. Dhe, duke iu çelur rrugën drejt pasurimit të shpejtë e të pandershëm përmes grabitjes së pronës kombëtare e pronarëve të ligjshëm, privatizimeve "me nje euro" dhe një korrupsioni galopant, e lanë Shqipërinë vendin më të varfër të Evropës.
Por problemi nuk është pa zgjidhje. Shqiptarëve të varfër, që e duan demokracinë e zhvillimin dhe shohin përpara drejt Evropës perëndimore, tashmë përditë po ua rikthejnë besimin e humbur dhe po ua ngjallin shpresën, subjektet e reja politike, Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi.
Nga këto, Fryma e Re Demokratike, FRD, me vizionin e saj perëndimor, programin e qartë për problemet madhore të lëna pa zgjidhur nga qeverisjet e dy partive të vjetra, përmes luftës ndaj korrupsionit të pashoq dhe aferave të fëlliqura e vënies para drejtësisë të cilitdo që ka futur qoftë edhe gishtin në mënyrë të paligjshme në pasurinë kombëtare e atë private, do të zgjidhë shpejt e drejtë, krahas të tjerave, edhe problem in e pronarëve të ligjshëm dhe të shtresës së gjërë të ish-të përndjekurve dhe të burgosurve të diktaturës, për t'ua kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur, përmes shfrytëzimit vetëm si rezervë elektorale. Vetëm kështu do të kryhet edhe dekomunistizimi përfundimtar i shoqërisë dhe shqiptarët do të ecin me shpejtësi e duke shikuar përpara, drejt familjes evropiane, të cilës i takojnë si një nga popujt më të lashtë e dinjitozë të kontinentit.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 9 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com